Horoskopi, e shtunë 23 korrik 2016

Horoskopi-1

Dashi

Rrezikoni që të jeni të mbytur me punë sot për shkak të disa projekteve që kërkojnë zgjidhje dhe do lini padore njeriun e zemrës. Merreni me qetësi gjithçka. Beqarët do marrin propozime të njëpasnjëshme dhe mund të nisin edhe lidhje serioze. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Demi

Gjërat shkojnë shumë mirë në fushën e dashurisë. Bëni kujdes dhe mos shpenzoni energji të tepërta në punë, ka ardhur koha t’i rezervoni vetes dhe partnerit/es pak relaks. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe situatën do e keni nën kontroll.

Binjakët

Mundësi të reja profesionale do t’ju trokasin në derë. Pasditja do të jetë mjaft e këndshme në shoqëri të njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me ftesa dhe emocione. Financat do përmirësohen ndjeshëm, pasi Urani do jetë në krahun tuaj.

Gaforrja

Përpara ju pret një ditë e lodhshme, pa energji. Jepini vetes dhe partnerit/es pak kohë për të pushuar dhe do të shihni se nesër gjërat do të shkojnë më mirë. Beqarët do nisin një lidhje siç e kanë ëndërruar deh jeta do ju ndryshojë. Kujdes me shpenzimet, financat do jenë problematike.

Luani

Mund të përballeni me pengesa sot ju të dashuruarit. Megjithatë, pavarësisht situatës aktuale, ju e dini mirë që gjërat do të ndryshojnë, prandaj ruani qetësinë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, por nuk do preferojnë të ndryshojnë statusin. Në planin financiar do hasni goxha vështirësi.

Virgjëresha

Ndikimi që do të keni tek të tjerët do të jetë i madh sot. Ndoshta është ide e mirë që të organizoni disa ditë pushimesh me partnerin/en. Beqarët do jenë të privilegjuar sot dhe do mund të takojnë personin e duhur. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Peshorja

Mundi dhe përkushtimi i kohëve të fundit mund të marrin shpërblimin e merituar. Është momenti i duhur për të përfunduar projektet dhe të nisni pushimet me njeriun e zemrës sa më shpejt. Beqarët nuk ndihen ende gati për nisur një lidhje. Financat do jenë të mira.

Akrepi

Një ditë e lodhshme, ku do t’ju mungojë dëshira e energjia ju të dashuruarve. Bëni mirë që herë pas here t’i jepni vetes kohë për t’u relaksuar dhe për të rimarrë energjitë. Beqarët do jenë mjaft të rezervuar dhe nuk do pranojnë çdo ftesë që do iu bëhet. Në planin financiar gjendja do të jetë e kënaqshme.

Shigjetari

Shfrytëzojeni ditën e sotme për t’i dhuruar vetes kënaqësi ju që jeni në një marrëdhënie. Dilni, takoni njerëz e pse jo shpenzoni para për veten. Beqarët do marrin propozime të njëpasnjëshme sot dhe do mund të ndryshojnë edhe statusin. Financat do i mbani gjatë të gjithë kohës nën kontroll.

Bricjapi

Përgatituni për t’u marrë me ëndrrat tuaja sot ju të dashuruarit, pasi do të jeni të suksesshëm. Në punë do të keni një ditë të ngarkuar. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat që do iu bëhen, pasi nuk do jenë gati për një lidhje. Kujdes me shpenzimet.

Ujori

Është dita për të përmbyllur çfarë ka ngelur pezull. Nuk do të jetë një ditë e lehtë për ju që jeni në një lidhje dashurie, megjithatë me pak vullnet do t’ia dilni. Beqarët do kenë një ditë të ngarkuar me punë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Do t’ju duket më e vështirë se zakonisht për t’u ngritur nga shtrati sot ju të dashuruarve. Presioni profesional, por edhe sentimental mund t’ju bëjnë që të ndiheni pa dëshirë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime dhe flirtime, por asgjë më shumë. Me shpenzimet duhet të tregoheni më të arsyeshëm.