Horoskopi ditor, e premte 4 mars 2016

horoskopi

Kjo e premte do t’ju lërë një shije të keqe, për faj të një keqkuptimi me partnerin/en. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe nuk do duan të bëjnë ndryshime. Financat do i menaxhoni me përpikëri dhe do jenë të mira.

Dashi

Mos u shqetësoni për asgjë këtë sot, edhe pse çdo gjë mund t’ju duket keq përsa i përket marrëdhënies suaj në çift, sepse në të vërtetë gjërat duket se do të shkojnë drejt pozitivitetit. Beqarët do kenë të reja interesante, disa mund të ndryshojnë edhe statusin. Buxheti do të jetë goxha i mirë.

Demi

Sot përgatituni që të lëvizni pak më shpejt, sepse do t’ju shfaqet një mundësi shumë e madhe dhe interesante përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Ndaj organizohuni sa më parë të mundni. Beqarët do ju rrahë zemra fort për dikë dhe do mund të fillojnë një lidhje afatgjatë. Financat do varen tërësisht nga menaxhimi.

Binjakët

Sot do të hakmerreni duke u bërë objekt i një lloj humori që ju pëlqen shumë nga partneri/ja; faktikisht në fillim do të kënaqeni, por më pas mund të përfundoni në mëri. Beqarët do jenë mjaft joshës sot dhe kanë për të bërë për vete mjaft persona. Me financat do arrini të vendosni qëndrueshmëri.

Gaforrja

Kjo e premte do t’ju lërë një shije të keqe në gojë, për faj të një keqkuptimi me partnerin/en, i cili do të debatojë në mënyrën më të keqe të mundshme. Qetësimi më pas do të jetë i kotë. Beqarët do kenë mundësi të shumta për takime, por nuk do i shfrytëzojnë nga frika e zhgënjimeve. Buxheti do jetë i mirë.

Luani

Duhet të tregoheni të kuptueshëm me partnerin/en sot pasi në të kundërt gjërat do të komplikoheshin gjithnjë e më shumë. Beqarët do takohen me disa persona mjaft inteligjentë dhe gjithçka do ndryshojë për mirë. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as të këqija.

Virgjëresha

Nuk mund të bëni më asgjë për ato gjëra që tashmë e kanë të qartë drejtimin se nga është drejtuar marrëdhënia juaj në çift. Nuk do të jetë e lehtë, por pranimi i së vërtetës është hapi i parë për t’u “shëruar”. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe nuk do duan të bëjnë ndryshime. Në planin financiar do gjendeni shpesh përballë disa problemeve.

Peshorja

Kohët e fundit keni qenë pak i butë me partnerin/en dhe me kohën tuaj, gjeni mënyrën që të viheni më në regjim, sepse kështu do të kënaqeni. Mos e lejoni dikë që të futë hundët në punët tuaja. Beqarët nuk do jenë shumë në humor dhe do preferojnë të qëndrojnë me statusin që kanë. Në planin financiar do rregulloni gjithçka.

Akrepi

Një pengesë në mëngjes do të bëhet një rast i mirë për të vëzhguar një situatë interesante që do t’ju stimulojë shumë ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët ka mundësi të realizojnë takimet që kanë ëndërruar. Ditë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja edhe për financat. Gjendja do jetë e shkëlqyer.

Shigjetari

Sinjalet janë të qarta: ka ardhur momenti që të lini pas çdo dyshim dhe të sfidoni rreziqet dhe ndërgjegjen tuaj për të kthyer në normalitet marrëdhënien tuaj në çift. Gjithsesi mos u entuziazmoni shumë. Beqarët kanë për ta parë jetën me një tjetër sy dhe kanë për të pranuar cdo ftesë që do ju bëhet. Financat do jenë të mira.

Bricjapi

E premtja për të dashuruarit do të jetë një ditë e veçantë në kuptimin pozitiv. Mos imagjinoni reagimin e partnerin/es me një gjest tuajin, sepse ajo që do të bëjë do të jetë e bukur. Beqarët do marrin kaq shumë propozime saqë nuk do dinë kë të pranojnë. Në planin financiar do tregoheni të matur me shpenzimet.

Ujori

Shtrëngoni dhëmbët dhe pranoni një situatë në marrëdhënien tuaj në çift që nuk ju pëlqen shumë. Merreni si një sfidë për t’u bërë një njeri i fortë. Beqarët nuk duhet të merren vetëm me punën, por duhet të mendojnë edhe për jetën sentimentale. Financat do i menaxhoni me përpikëri dhe do jenë të mira.

Peshqit

Kjo e premte do të jetë absolutisht një ditë pozitive për të dashuruarit, e cila do të nisë bukur falë një surprize herët në mëngjes. Jetoni sa më shumë këtë situatë. Beqarët duhet të kenë më shumë besim te vetja e tyre nëse duan të gjejnë princin e tyre të kaltër. Në planin financiar do i bëni mirë llogaritë.