Horoskopi ditor, e mërkurë 9 mars 2016

loading...

.

horoskopi

loading...

Do të merrni shumë kënaqësi sot dhe sidomos në dashuri, sepse lumturia dhe qetësia nuk do të mungojnë aspak. Beqarët nuk duhet të gënjejnë për asnjë çast nëse duan të gjejnë vërtet princin e kaltër. Me financat duhet të tregoni kujdes.

Dashi

Personat që janë çift do të kalojnë një atmosferë paqartësish me gënjeshtra, mashtrime, egoizëm dhe ndonjë tradhti. Beqarët do takojnë disa takime njeri pas tjetrit, por asnjë s’do i tërheqë sa duhet. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar.

Demi

Të dashuruarit e Demit do të kenë një ditë tejet të ngjeshur sot ku më së shumti do të dominojë lodhja dhe po ashtu dhe gënjeshtrat. Beqarët duhet të përfitojnë nga çdo mundësi që do ju jepet pasi nuk do pendohen. Në planin financiar do dini si të veproni.

Binjakët

Personat e shenjës së Binjakëve do të ndihen të paaftë për të shprehur ndjenjat, të drejtat dhe idetë e tyre ndaj partnerit/es. Do të jeni pa humor dhe pa vullnet në gjithçka. Beqarët do kenë një ditë mjaft pozitive dhe pasioni ka për të qenë i jashtëzakonshëm. Me financat duhet të tregoni kujdes.

Gaforrja

Sqarime pa rezultat! Kjo do të jetë një periudhë grindjesh për personat e shenjës së gaforres në marrëdhënien e tyre në çift. Reflektoni sa më shpejt. Beqarët do jenë mjaft të fiksuar pas pamjes së tyre dhe kjo do tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Parashikohen vështirësi me financat.

Luani

Do të merrni shumë kënaqësi sot dhe sidomos në dashuri, sepse lumturia dhe qetësia nuk do të mungojnë aspak. Sakrificat që keni bërë prej kohësh do t’ju shpërblehen. Beqarët do influencohen pozitivisht nga planetët dhe mund të ndryshojnë edhe statusin. Në planin financiar do jeni me shumë fat.

Virgjëresha

Personat e shenjës së Virgjëreshës sot duhet të tregojnë shumë kujdes me sjelljen e tyre ndaj partnerit/es, duke qenë se do t’i karakterizojë një kohë jo e qetë në vetvete. Beqarët nuk duhet të gënjejnë për asnjë çast nëse duan të gjejnë vërtet princin e kaltër. Buxheti do jetë i shkëlqyer.

Peshorja

Rrezik për çiftet, sidomos për ato që kanë bashkë prej një kohe të gjatë: dashuria mund të zbehet, tërheqja seksuale po ashtu, ndërsa mërzitja do të kryesojë. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë se kaq. Financat do jenë të mira, por kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Zhgënjimi për diçka në marrëdhënien tuaj në çift ka marrë dhe do të marrë gjithë përqendrimin tuaj. Në mundësitë dhe aftësitë tuaja do të dominojë mosbesimi. Beqarët më mirë t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë, pasi mundësitë nuk do jenë të mira sot. Me financat parashikohen vështirësi.

Shigjetari

Fat në dashuri dhe dashuri fatlume për çiftet e Shigjetarit. Partneri/ja do kujdeset për të demonstruar më së miri dashurinë sot. Beqarët nuk do kenë mundësi të mira për të ndryshuar statusin e tyre dhe do mbeten ende vetëm. Financat do përmirësohen.

Bricjapi

Marrëdhënia e çifteve do të jetë pozitive dhe me konkretizime të bukura. Një shoqe e besuar do t’ju ndihmojë që të qëndroni në qendër të një situate dhe që të kaloni një moment të vështirë. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre, pasinpëlqejnë lirinë që kanë. Kujdes me shpenzimet.

Ujori

Disa marrëdhënie do të “rriten” dhe do të maturohen, çifte të tjera do të krijohen me perspektiva të mira. Beqarët sado që do mundohen nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar do ju duhet një menaxhim i mirë që të keni qëndrueshmëri.

Peshqit

E shkuara do t’ju “rrëmbejë” të gjithë ditën sot, pavarësisht se ju do të doni të largoheni sa më shpejt nga ajo. Kjo s’do ju lejë hapësirë të mendoni për marrëdhënien aktuale. Beqarët do afrohen shumë me një person, por duhet të presin edhe pak kohë para se ti shprehin ndjenjat. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.

loading...