Horoskopi ditor, e martë 8 mars 2016

horoskopi

Mbajeni fort dashurinë e partnerit/es. “Zjarri” i dashurisë duhet të qëndrojë gjithmonë i ndezur. Beqarët do takojnë disa persona që mesa duket do jenë shpirtrat e tyre binjak. Në planin financiar çdo gabim i vogël do t’ju kushtojë.

Dashi

Rimëkëmbja e përpjekjeve për marrëdhënien tuaj në çift nuk do të jetë në favorin tuaj sot. Në dashuri nuk do të keni mbrojtje, prandaj bëni durim. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdolloj ftesë që do ju bëhet, se mund të zhgënjehen. Në planin financiar gjendja do të përmirësohet.

Demi

Diell akoma në shenjën tuaj. Do të keni fat në dashuri. Guxoni për diçka më shumë në marrëdhënien tuaj, por me kujdesin më të madh ndaj çështjeve ligjore. Beqarët do takojnë disa persona që mesa duket do jenë shpirtrat e tyre binjak. Në planin financiar nuk do keni probleme.

Binjakët

Mbajeni fort dashurinë e partnerit/es. “Zjarri” i dashurisë duhet të qëndrojë gjithmonë i ndezur, sepse vetëm kështu nuk do të ndieni shqetësimin nga Saturni. Beqarëve do ju dalë para një person që nuk duhet ta lënë t’ju ikë. Për financat do jetë një ditë e kënaqshme.

Gaforrja

Projekte personale dhe profesionale shumë të afërta në vijën e finishit. Fryma e butësisë që mungonte në bashkëpunime dhe në martesë do t’ju ofrohet nga Venera. Beqarët do kenë një ditë të ndërlikuar dhe nuk do kenë kohë për dashurinë. Financat do dini si ti menaxhoni.

Luani

Në lidhjen private që po jetoni po bëni një super gabim! Mundohuni të jini më social për të shmangur keqkuptimet në cift. Beqarët nuk do realizojnë dot takimet e ëndërruara dhe kanë për të mbetur ende vetëm. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe.

Virgjëresha

Do të jeni me fat, sepse do të zgjidhni një problem në marrëdhënien tuaj në çift. Një binjak do të bëhet aleat. E sotmja është një ditë e shkëlqyeshme për ta kaluar me partnerin/en. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë serioze. Buxheti ka për të qenë i qëndrueshëm.

Peshorja

Tashmë jeni në gjendje që të çliroheni nga shumë situata të papëlqyera nga ju në marrëdhënien tuaj në cift. Hëna do t’ju sjellë sot një mesazh dashurie dhe fati. Beqarët do ndihen mirë gjatë kësaj dite, pasi do marrin disa propozime interesante. Në planin financiar duhet të mateni para se të shpenzoni.

Akrepi

Ky do të jetë një moment delikat për çiftet e stabilizuara. Komunikoni dhe përballuni me të gjitha gjërat, pasi vetëm kështu mund të fitoni. Për beqarët do ketë dashuri me shikim të parë dhe jeta do marrë drejtim ndryshe. Në planin financiar çdo gabim i vogël do t’ju kushtojë.

Shigjetari

Disa miqësi në fakt, vetëm ju sjellin humor të keq. Nëse arrini ta merrni veten nga zhgënjimet emocionale që ju ka shkaktuar partneri/ja kohët e fundit do të ishte më mirë për ju. Beqarët nuk do kenë një jetë si më parë, pasi do realizojnë një takim fantastik. Buxheti do jetë i stabilizuar.

Bricjapi

Keni nevojë të çlodheni. Nëse mundeni këtë gjë bëjeni me personin tuaj më të dashur, duke organizuar diçka të këndshme ose bëjini një surprizë. Beqarët mund të fillojnë një lidhje serioze me një shok fëmijërie. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Ujori

Do të keni probleme dhe mërzi në marrëdhënien tuaj në çift. Një diskutim për shkak të parave do ju përfshijë në disa konflikte me partnerin/en. Beqarët do refuzojnë takimet duke humbur kështu mundësi interesante. Në planin financiar gjërat do vinë drejt përmirësimit.

Peshqit

Jeni më shumë elastik dhe përballojeni gjithçka me një diplomaci të mirë porsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Mërkuri do t’ju bëjë llafazan, ndaj matuni mirë se çfarë flisni. Beqarët do jenë të angazhuar me punë dhe nuk do e mbajnë mendjen te dashuria. Buxheti do të jetë i mirë.