Horoskopi ditor, e hënë 25 janar 2016

horoskopi-noa

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 25 janar 2016 që Noa.al sjell për ju. Gjatë kësaj dite yjet do ju japin një ndihmë të madhe për t’u përballur si me situatat pozitive edhe me ato negative. Për të lindurit në shenjën e luanit do të jetë një e hënë mjaft negative, për shkak të ndikimit të Marsit, duke përkeqësuar humorin tuaj.

Dashi

Gjatë kësaj dite në punë do të jeni të hutuar dhe të pasaktë, ndoshta si pasojë e fundjavës së lënë pas. Në dashuri do të vendosesh përballë zgjedhjes mes një raporti të vjetër dhe një njohje të re.

Demi

Java do të nisë më së miri për të lindurit e kësaj shenje. Do të jeni të mbushur me energji dhe në formë të mirë fizike. Në fushën e ndjenjave, do t’iu duhet të merrni një vendim me rëndësi.

Binjakët

Gjatë kësaj dite në punë do të jepni më të mirën dhe do të angazhoheni plotësisht në ekip. Ndërsa sa i përket fushës së ndjenjave, do të përgatiteni për një takim të ri.

Gaforrja

Në këtë të hënë nuk do të mungojnë vështirësitë në punë dhe as të papriturat, por e mira është se do i përballoni në mënyrën e duhur. Në raportin në çift, partneri do të bëjë çdo gjë për ty.

Luani

Për shkak të ndikimit negativ të Marsit, kjo ditë do të nisë keq. Në fushën e ndjenjave, partneri do ankohet për mungesë përkushtimi dhe përpikmërie.

Virgjëresha

Në këtë të hënë do të merrni një propozim shumë të mirë në sferën profesionale dhe do të bëni një ndryshim të madh. Në raportin në çift do të keni disa konflikte, ndaj duhet të bëni kujdes.

Peshorja

Në punë do të arrini të jepni një performancë të mirë, duke marrë si shpërblim një mirënjohje të madhe. Ndërsa sa i përket raportit në çift, lidhja është drejt prishjes përfundimtare.

Akrepi

Ndoshta nuk e prisni, por këtë të hënë do të merrni disa të ardhura, pa u sforcuar fare. Në fushën e ndjenjave, do të ndiheni mjaft melankolik, pa arsye konkrete.

Shigjetari

Do ta gjeni veten para një sërë të papriturash në punë, por do të keni kapacitetin dhe aftësinë për të përballuar çdo gjë në mënyrën e duhur. Në dashuri, partneri do ju kërkojë që të merrni përgjegjësi.

Bricjapi

Në këtë të hënë do të merrni më në fund propozimin për ndryshimin që prisnit prej kohësh. Sa i përket dashurisë rrini të qetë, pasi mund t’i besoni verbërisht partnerit.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të lodhur në punë dhe stresi i akumuluar do të shfaqet. Në raportin në çift, mundohuni të jeni të kuptueshëm ndaj partnerit.

Peshqit

Bëni kujdes në punë, pasi nëse gaboni sot, nuk do e keni të lehtë të dilni nga situata. Nëse jeni vetëm, prisni një surprizë të këndshme.