Horoskopi ditor, e diel 6 mars 2016

 

horoskopi

Dashi

Dita është e favorshme për aftësi krijuese e sidomos nëse keni një sipërmarrje. Do të jeni energjik po ashtu edhe sensualë. Vështirësi do të keni vetëm në aspektin e përzgjedhjes, pasi do të keni shumë mundësi në të gjitha drejtimet. Vendosni me mendje!

Demi

Do të dyfishoni përpjekjet për të zbatuar detyrat familjare, por mbi të gjitha për të ndryshuar jetën tuaj personale. Kjo është një kohë ideale për një projekt të ri, apo dhe pse jo për nj vend pune të ri. Nëse keni biznesin tuaj është koha më e përshtatshme për të krijuar themele të forta, që më pas do të sjellin fitime marramendëse.

Binjakët

Udhëtime të shkurtra, bisedimet energjike rreth punës dhe biznesit. Mund të keni debate në çift, pasi keni pikëpamje të ndryshme nga partneri/ja juaj. Mendojeni mirë strategjinë, si si do t’i trajtoni kundërshtarët tuaj.

Gaforrja

Çdo punë aktive do të jetë e suksesshme në 6 mars. Puna juaj do të marrë një shpërblimi moral, respekt por edhe kompensim monetar. Megjithatë, oreksi juaj tregon se nuk jeni të ngopur për të arritur më shumë, por kujdes! Qëndroi me këmbë në tokë dhe gëzojuni atyre që keni.

Luani

Do të kaloni një ditë të mrekullueshme. Për ju që jeni në kërkim të një lidhjeje nuk është kjo dita, prisni. E nëse do të merreni me biznes, po, provojeni se keni për të ecur mirë. Kundërshtarët e tu janë shumë pas jush.

Virgjëresha

Keni aq shumë detyrime në familje sa nuk do keni mundësi as të çlodheni këtë fundjave. Pavarësisht punëve ju që jeni në një marrëdhënie gjeni mundësi edhe për partnerin/en tuaj. Nëse e harroni, dyshimet do të lindin.

Peshorja

Do të merreni me njerëz që kanë një interes të jashtëzakonshëm për ju. Megjithëse kjo marrëdhënie do të ketë rezultate të mira për ju, nuk do të gjeni kohë për veten tuaj. Mundohuni të gjeni pak kohë për veten, e të kaloni disa çaste të bukura me miqtë tuaj.

Akrepi

Do të jeni të sigurt në atë që kërkoni dhe do ta arrini me sukses. Do të jetë një ditë shumë emocionale për ju, duke shprehur ndjenja nervozizmi. Bëni kujdes, nuk është e mirë që njerëzit tuaj të afërt t’ju durojnë.

Shigjetari

Kjo është një ditë e mrekullueshme të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Emocione në dashuri, lajmë të mira nga biznesi apo puna juaj po ashtu. Tregohuni pak më të kujdesshëm për shëndetin tuaj, që java e re të mos ju gjej të lodhur.

Bricjapi

Shumë njerëz do t’ju kenë zili. Megjithatë nis prisni një lajm të mirë ai do t;ju vijë. Në këtë ditë do të keni sukses në çdo iniciativë tuajën. Ecni përpara e mos mendoni se çfarë thonë njerëzit për ju.

Ujori

Do të keni rivalitet nga miqtë tuaj. Në rrethin shoqëror po lind një ndjenjë inati, megjithatë ju përpiquni të qëndroni të qetë. Idealet tuaja nuk do t’ju tradhtojnë. Mos iu përgjigjni agresionit me agresion.

Peshqit

Një ditë e zakonshme. Shfrytëzojeni këtë të diel duke qëndruar me të dashurit tuaj. Mos qëndroi të demoralizuar, shumë shpejt fati do trokas tek ju: sidomos në lidhje me karrierën.