Horoskopi ditor, e diel 24 janar 2016

Dashi

Këtë të diel merreni pushim absolut, ose të paktën gjatë kohës së parë të ditës. Keni akumuluar mjaft lodhje mendore, po ashtu edhe fizike.

Demi

Mos e lejoni ndjenjën e fajit tuaj që t’ju ndalojë t’i kërkoni falje personit të zemrës, të cilin e keni lënduar vërtet shumë. Flisni sa më hapur me të.

Binjakët

Do ta keni ju në dorë çelësin për të bërë të lumtur dy persona për ju shumë të afërt: kanë shumë kohë që ju kërkojnë ndihmë, ndaj përpiquni t’i ndihmoni. Kujdesuni më shumë për veten.

Gaforrja

Mos e ndaloni veten që të mos bëheni pjesë e një iniciative tek e cila besoni shumë dhe keni kontribuar për ta promovuar, për shkak të një dobësie të vogël. Këmbëngulni për të ecur përpara.

Luani

Bëni gjithçka që ju pëlqen më shumë: do të keni kohën dhe rastin, por edhe rrethanat do të jenë të gjitha favorizuese. Mos harroni premtimin që i keni bërë një mikeje. Po ashtu bëni kujdes me financat, mund të rrezikoheni.

Virgjëresha

Një ide pak e çmendur do të jetë “motori” i një serie aktivitetesh të cilat do t’ju kënaqin pa masë, por edhe do t’ju bëjnë më krijues. Mos hiqni dorë as nga një takim i rëndësishëm.

Peshorja

Bëni kujdes me gjykimin tuaj kundrejt sjelljes së një personi: mbase ka qenë i ngarkuar dhe me shumë nxitim. Për pamjen tuaj, bëni më shumë kujdes. Në dashuri do të keni fat.

Akrepi

Konfuzionin tuaj kthejeni në një pikë të fortë: duket paradoksale, por nëse do t’ia dilni të përballoni gjithçka me pak lehtësi, mund të kuptoni atë që dëshironi.

Shigjetari

Mos e kapni shumë me veten në rastin kur është e nevojshme të keni një eksperiencë shumë të gjatë kur ju nuk e keni. Bëjini gjërat me qetësi. Fatin e keni përpara.

Bricjapi

Përsëritja e disa sjelljeve nga ana e një personi mund t’ju nervozojë: bëni kujdes që të mos e ekzagjeroni me tonin. Pasi të ketë kaluar gjithçka, do ta kuptoni rëndësinë e përmbajtjes.

Ujori

E diela juaj do të jetë ajo e duhura për të përjetuar shumë gjëra të bukura, disa prej të cilave edhe nuk i keni pritur kurrë. Në mbrëmje vishni veshjen e preferuar.

Peshqit

Gjatë ditës do të ndiqni programet tuaja të preferuara, mos lejoni askënd që t’ju bezdisë. Tejkaloni çdo shqetësim të vogël gjatë ditës për të kaluar bukur. Bëni një vizitë tek mjeku për problemet tuaja të kohëve të fundit.

horoskopi