Horoskopi ditor, 12 korrik 2017

loading...

loading...

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 12 korrik 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ashtu si temperaturat edhe yjet do të jenë të ngrohtë me ju, madje shumë. Zgjedhja me kujdes e bashkëpunëtorëve tuaj, do të jetë çelësi i suksesit. Në dashuri mund të merrni një dhuratë romantike, ndërsa raporti paraqitet harmonik.

Demi

Shumë punë, shumë stres dhe pushimet që vazhdojnë t’iu duken si një mirazh. Është një periudhë e vështirë, por durim pasi e nesërmja do të jetë më mirë dhe do të keni më shumë kohë të lirë.

Binjakët

Sakrificat tuaja do të shpërblehen, me kusht që të keni durim dhe të dini të prisni. Një lajm i mirë, pritet të jetë pas dere. Gjatë kësaj dite do jeni të përkëdhelurit e fatit, luajeni lojën tuaj.

Gaforrja

Vera është stina juaj, rreziqet zbehen dhe do të jeni të parezistueshëm. Kujdes ndaj shpenzimeve, pasi në këtë periudhë i keni duart e shpuara. Në punë gjithçka do të shkojë më së miri.

Luani

Dashuria do ju mbajë të angazhuar gjatë javëve që vijnë. Kush është në çift po kalon një periudhë krize, ndërsa kush është në kërkim të dashurisë, do e gjejë nëse do të dijë të shohë përtej aparencës. Në punë bëni kujdes, pasi situata nuk është fortë e mirë.

Virgjëresha

Suksesi është çështje fati dhe guximi. Në këtë moment, të lidhurit e kësaj shenje i kanë të dyja këto veti. Përqendrohuni mirë, ndërtoni sot bazat për një të ardhme të ndritshme.

Peshorja

Pushimet e shumëpritura po afrojnë, programoni një periudhë relaksi për t’ia dedikuar familjes. Gjatë periudhës së fundit puna dhe sfera profesionale ju kanë ngarkuar shumë. Ka ardhur momenti që të pushoni dhe të rrini me ata që ju duan vërtetë.

Akrepi

Duroni edhe pak, vjeshta rezervon për ju surpriza të shumta. Synimi i tanishëm është që t’iu mbijetoni ulje-ngritjeve. Ndërkohë Venusi do të ketë ndikim negativ tek ju, bëni kujdes.

Shigjetari

Puna ecën normalisht, pa ndonjë sukses të veçantë por edhe pa probleme. Jeta në çift nuk paraqet asnjë trazirë. Në këtë moment duhet të ruani durimin, nuk është larg momenti kur do të ketë zhvillime pozitive.

Bricjapi

Ndonjë zënkë në çift ose në familje është normale, por bëni kujdes që të mos e ekzagjeroni. Kushtojuni më shumë kohë aktiviteteve që ju pëlqejnë më shumë, do të jetë një ilaç i mirë në orët e karakterizuar nga nervozizmi.

Ujori

Fati i takon atij që guxon, kështu që mos rrini në vegjetim. Gjatë kohëve të fundit jeni mjaftuar me veten tuaj, duke kaluar në një gjendje pasive. Juve kjo nuk ju pëlqen apo jo?! Përballë dashurisë, puna mund të presë.

Peshqit

Vera ka arritur në pikun e saj dhe ju nuk e keni jetuar plotësisht. Faji është krejtësisht i juaji, për shkak të pesimizmit të tepruar i cili ju karakterizon gjatë këtyre javëve. Nëse doni që gjërat të ndryshojnë edhe në dashuri, duhet të jeni ju të parët që ta dëshironi. Forca!

loading...