Honda PCX 125/150, skuterë të mirë e të lirë

loading...

timthumb (2)

loading...
Çmimet e karburanteve të cilat po rriten vazhdimisht kanë detyruar numrin e madh të njerëzve që të blejnë skuter i cili harxhon shumë pak dhe njëherësh ofron perfomanca solide. Dhe në qoftë se edhe ju jeni në kërkim të skuterit me harxhime të vogla, atëherë modelet nga “Honda”, PCX 125 dhe 150 janë bërë pikërisht për ju.

Harxhime të vogla

Bëhet fjalë për skuterin e parë në treg i cili e ka të vendosur sistemin e mirënjohur “start-stop” (motori fiket me rastin e qëndrimit në një vend për më gjatë se tre sekonda, dhe ndizet me rastin e dhënies gaz), i cili në regjimin e ngasjes nëpër qytet harxhon vetëm 2.0 l/100km. Kjo do të thotë që me një rezervar për karburant me vëllim prej 5.9 litra mund t’i kaloni rreth 300 kilometra. Honda PCX 125/150 është skuter kompakt me linja elegante dhe moderne i cili vihet në funksion me motorë modern.

Motorët katërtaktësh me një cilindër me dy ventila ofrojnë performansa të shkëlqyeshme, dhe veçohen për punën e qetë, pra pa zhurmë, për ekonomitetin, besueshmërinë dhe harxhime shumë, shumë të ulëta për mirëmbajtjen e tij të rregullt. Njëherësh, kjo gjeneratë plotësisht e re e motorëve të “Honda-s” paraqet hap të madh para për mbrojtjen e rrethinës.

Edhe për gjashtëmbëdhjetë vjeçarët

Modelin Honda PCX 125 mund ta ngisni me patentë shoferin e kategorisë A1, që do të thotë që është i përshtatshëm edhe për gjashtëmbëdhjetë vjeçarët. Këto modele janë në dispozicion me ngjyrë të zezë, bardhë, ngjyrë hiri dhe me ngjyrë të kuqe. Këto modele mund t’i gjeni në pikat e autorizuara të shitjes së modeleve të “Honda-s” dhe ata nuk kushtojnë shumë shtrenjtë.

Sipas burimeve të afërta me këtë kompani të njohur, përveç këtyre skuterëve deri në fund të vitit ata do t’i lansojnë edhe disa modele të reja të cilat do të veçohen për peshën më të vogël në krahasim me versionet paraprake, dhe njëherësh do të ofrojnë edhe shpenzime më të ulëta të karburanteve.

 

loading...