Honda CR-V, elegancë dhe stil

loading...

honda2

loading...
Para saktësisht 16 viteeve Honda ka prezantuar modelin CR-V, pionierin e klasës SUV (Sport UtilityVehicle). Që nga atëherë, Honda CR-V është bërë sinonim i veturave SUV, për elegancë dhe besueshmëri. Dhe gjenerata e re e CR-V sjell stilin e njohur elegant i cili sjell performanca të shkëlqyeshme dhe bindëse në të gjitha kushtet e vozitjes.

Honda CR-V tërheq vëmendjen me dukjen e saj kudo që paraqitet. Dizajni impozant dhe tejet funksional, është theksuar edhe më shumë me maskën e përparme atraktive në kombinim me dritat e inkorporuar me teknologjinë LED dhe detajet e kromuara. Përveç pamjes atraktive, dizajni dinamik i sipërfaqeve të xhamit ka mundësuar shikueshmëri të shkëlqyeshme gjatë vozitjes.

Pamja elegante e Honda CR-V është shtuar edhe më shumë me detajet karakteristike të cilat jo vetëm që zgjojnë emocionet, por edhe kanë përmirësuar performancat. Kështu spojleri në derën e bagazhit në të njëjtën kohë kontribuon në pamjen elegante dhe dinamike dhe mundëson qarkullim më të mirë të ajrit nën veturë, duke e bërë modelin e ri CR-V edhe më ekonomik dhe më ekologjik.

Retrovizorët e jashtëm janë të përshtatur me veturën në tërësi. Për parkim më të lehtë, CR-V është i pajisur me sendorë të përparmë dhe të pasmë për parkim, të cilët janë të vendosur në mbrojtës dhe fare nuk duken. Interieri i gjithanshëm i Honda CR-V është dizajnuar deri në detaje në mënyrë që vozitësit dhe pasagjerëve të tjerë t’ju ofrojë një ambient relaksues dhe ideal për vozitje të gjata.

Këtë përshtypje e shtojnë edhe më shumë ulëset e mbështjella me pëlhurat më të mira të cilat e shtojnë edhe më shumë madhështinë. Këtë filozofi e përcjell edhe ekrani mukti-funksional i-MID, duke i ofruar vozitësit të gjitha informatat e nevojshme rreth vozitjes, të cilat mund të kontrollohen përmes timonit.

Sistemi i integruar i fikjes dhe ndezjes së motorit pa çelës, është edhe një detaj tjetër teknologjik që tregon për ekskluzivitetin e Honda CR-V. Ulëset prapa që palosen me një lëvizje, ofrojnë hapësirë të madhe për ngarkimin e ngarkesave të mëdha.

Kursim dhe ruajtje e ambientit

Në punimin e Honda CR-V janë përdorur inovacione të shumta, çka në fund kanë rezultuar me motorë ekonomik dhe nivel të ulët të emetimit të gazrave. Sistemi i fikjes së motorit në lëvizje të lirë, është shembulli më i mirë i teknologjive inovative. Ky sistem inteligjent e ndal punën e motorit kur qëndron vetura pa lëvizur dhe e ndez atë me vendosjen e këmbës në papuçen e gazit.

CR-V i ri me motorin benzinë 2.0 i-VTEC me 155 kuaj fuqi, është i pajisur me sistemin e kontrollit të lartësisë së ngritjes së ventileve dhe me këtë optimizohet forca gjatë rrotullimeve të larta si dhe harxhimi i karburantit gjatë rrotullimeve të vogla të motorit. Ky agregat është në dispozicion me sistemin e tërheqjes me rrota të përparme dhe vjen me transmisionin manual me 6 nivele si dhe në versionin me tërheqje me 4 rrota dhe transmisionin automatik me 5 nivele.

Momenti impresionues i rrotullimi prej 350 Nm, vjen edhe në motorin e dizel 2.2 i-DTEC me 150 kuaj fuqi. Ky motor vjen vetëm në versionin e tërheqjes me 4 rrota dhe mund të zgjidhet mes motorit manual me 6 shpejtësi dhe atij automatik me 5 shpejtësi. Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është 240 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 9.8 sekonda.

Kur flasim për harxhimet, edhe pse kemi të bëjmë me një model me peshë të madhe, harxhimet janë tejet solide, kështu për 100 kilometra të kaluara, harxhon mesatarisht 6.1 litra.

loading...