Hollywood përplot sekrete, intriga dhe gënjeshtra

0Hollivudi është përplot sekrete, intriga dhe gënjeshtra të pabesueshme, por falë invadimit të medieve, ato zakonisht nuk mbesin gjatë të fshehura. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për lidhje dashurie apo detaje ofenduese nga e kaluara të cilat të gjithë mundohen t’i fshehin, ato gjithmonë në fund zbulohen. Këto figura të famshme janë kapur duke gënjyer, madje nga rrenat e parrezikshme, e deri te ato më bizaret.

Jennifer Lopez sikur shumë femra tjera, një kohë të gjatë i ka fshehur vitet e saj dhe kishte insistuar se ka lindur në vitin 1970. Mirëpo, ajo në vitin 1999 ishte në një klub nate ku ishte qëlluar për vdekje një person. Dhe kur ka shkuar në polici për të dhënë dëshminë, është dashur të pranoj se kishte lindur më 1969, për çka kishte dalë me fytyrë të skuqur nga stacioni policor.

Angelina Jolie ishte munduar të mbajë të fshehur lidhjen e saj intime me Brad Pitt, pasi aktori në atë kohë ishte ende në martesë me Jennifer Aniston-in. Por në fund gënjeshtra e saj kishte dalë në pah.

Chris Brown kishte menduar se mund të nxirret nëse e shikon drejt në sy moderatorin Larry King. Ai në emisionin e tij kishte deklaruar se nuk e mban në mend të ketë rrahur ish të dashurën e tij Rihanna dhe kurrë më parë nuk ka qenë i dhunshëm. Por Larry kishte dhënë tërë nga vetja e tij për të gjetur material i cili dëshmonte se Chris nuk po e thoshte të vërtetën.

Edhe Paris Hilton sikurse Chris, ishte munduar ta arsyetojë veten. Pasi ishte liruar nga burgu, ku kishte qenë për shkelje të lirimit me kusht. Ajo ishte në emisionin e Larry King-ut. Ajo kishte thënë se kurrë nuk ka qenë e varur nga droga dhe as që ka provuar ndonjëherë ndonjë substancë. Por King kishte siguruar videoxhirime ku ajo shihej duke tymosur hashash, kërpudha halucinogjene, e të ngjashme.