Hodhi foshnjen nga kati i katërt – Gjykata: Të shtrohet në psikiatri

loading...

543109_477893382264456_981884288_n

loading...
Gjykata e Tiranës ka vendosur shtrimin e detyruar në spitalin psikiatrik për Hysen Bibën, babai i cili hodhi foshnjen e tij të sapolindur nga dritarja e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Trupi gjykues, pasi shqyrtoi çështjen, doli në përfundimin se, shtetasi Hysen Biba është i pandërgjegjshëm dhe se ai duhet të shtrohet për kurim në spitalin psikiatrik.

Ndaj Bibës, janë ngritur akuza për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, pas aktit barbar që ai bëri më 30 korrik të vitit 2012.

I akuzuari, pasi qëndroi rreth 10 minuta në dhomën ku ndodhej e shoqja e tij, ia rrëmbeu foshnjen e sapolindur nga duart dhe më pas e hodhi nga kati i katërt i maternitetit. Foshnja ndërroi jetë tragjikisht si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme.

loading...