Hitzfeld frikësohet se kosovarët mund ta braktisin Zvicrën

loading...

shaqa

loading...
Ottmar Hitzfeld, selektori i Zvicrës, mendon pranimi i Kosovës në FIFA mund t’i sjellë kokëçarje përfaqësueses helvetike. Sipas trajnerit gjerman, futbollistët kosovar mundë t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës, kur kjo e fundit të luaj në kualifikime.

Përfaqësuesja e Zvicrës mund të humbë shumë nëse Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pranohet në FIFA. Kështu ka thënë selektori i ekipit helvetik, Ottmar Hitzfeld.

Sipas trajnerit gjerman, me pranimin e FFK-së në shtëpinë botërore të futbollit, Kosovës do t’i hapën dyert që të marr pjesë në kualifikime.

Kurse, Hitzfeld mendon se pikërisht kjo mund t’i shtyjë futbollistët kosovar që ta braktisin përfaqësuesen e Zvicrës dhe t’i bashkohen Kosovës.

“Rrezik më i madh me gjasë është që në një të ardhme të parashikueshme Kosova të fitojë të drejtën të marrë pjesë në kualifikime për kampionate botërore e evropiane. Mund të marr me mend se në një rast të tillë disa lojtarë do të mendohen për të kaluar në ekipin e Kosovës”, ka thënë Hitzfeld në një intervistë për revistën zvicerane “Bilanz”

I pyetur nëse Zvicra rrezikon të humbë Xherdan Shaqirin, yllin më të madh të saj, Hitzfeld është përgjigjur: “Unë nuk e di nëse ai do ta bëjë këtë. Ai nuk është shprehur qartë në këtë drejtim”.

Pjesë e përfaqësuese A të Zvicrës janë tre futbollistë kosovar dhe që kanë drejtë të luajnë për Kosovën: Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Përfaqësuesja e Kosovës, në muajin janar ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA që të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Pas kësaj leje, Kosova ndeshje e parë miqësore e ka luajtur me 5 mars ndaj Haitit, kurse në maj pritet t’i zhvilloj edhe dy të tjera, ndaj Turqisë dhe Senegalit.

loading...