Hitzfeld: Bayern Mynih dhe Barcelona më lart se Reali e Dortmundi

hit

Ish trajneri i Bayernit të Mynihut, Otmar Hitzfeld e shikon skuadrën bavareze dhe Barcelonën një shkallë më lart se Reali i Madridit dhe Borussia e Dortmundit në garën për trofeun e Champions League. Sipas teknikut të kombëtares së Zvicrës, katalanasit dhe Bayern Mynih qëndrojnë pothuajse në të njëjtin nivel, ndërsa pas tyre vijnë madrilenët dhe kampionët e Gjermanisë në fuqi.

Humbjen e bavarezëve në takimin e kthimit ndaj Arsenalit, Hicfeld e cilëso një “gabim estetik”, ndërsa ai thuri elozhe për triumfin e Barcelonës në ndeshjen e kthimit kundër Milanit, duke veçuar paraqitjen e Lionel Messit. Në fund, trajneri gjerman nënvizoi se Paris Sën Zhermen (PSG) nuk e ka arritur ende pjekurinë për të shkuar në finale e këtij evenimenti.