Hit i ri për dobësim: Dieta e Dukanit

dieta-e-dukanitDieta e Dukanit e përfitoi botën. Duke ju falënderuar fjalëve magjike “Mund të hani sa të doni” dhe premtimeve për dobësim të shpejtë dhe mirëmbajtje afatgjate të peshës, dieta e nutricistit francez d-r. Pierre Dukan po fiton popullaritet gjithnjë e më të madh.

Vërtetimet se Penelope Cruz, Jennifer Lopez, Gizele Bundchen me  ndihmën e dietës së Dukanit kanë ulur kilogramët që kanë fituar gjatë shtatzanisë, si dhe thashethemt se Catherine Middleton dhe nëna e saj para dasmës mbretërore kanë formuar trupat e tyre me ndihmën e kësaj diete, shkaktuan që regjimi i të ushqyerit të rekomanduar nga d-r Dukan të bëhet hit i njohur botëror.

ÇFARË PARAQET DIETA E DUKANIT?

Dieta e Dukanit rekomandon ushqim të pasur me proteina dhe konsumim të sasive të vogla të yndyrnave dhe karbohidrateve. Ajo është e ngjashme me dietën e d-r Atkins dhe shpesh herë quhet dieta franceze e Atkinsonit.
Baza mbi të cilën Dukan-i e “ndërton” këtë dietë është e ashtuquajtura ditë proteine. Së paku një herë në javë të konsumohen vetëm proteina, kurse d-r Dukan rekomandon që ajo ditë të jetë e enjte.Gjatë kohës së dietës mund të konsumoni sa të doni nga ushqimet e lejuara, andaj ana e mirë është se asnjëherë nuk do të ndjeheni të uritur dhe nuk keni nevojë të numëroni kalori.
Libri i njohur i Dukanit paralajmëron se si pasojë e konsumimit të shumë proteinave dhe sasive minimale të karbohidrateve, dieta mund të shkaktojë lodhje, gojë të thatë, kapsllëk.

THELBI I DITËS SË DUKANIT

Dieta e Dukanit bazohet në 4 faza. Dy të parat sjellin në humbje të shpejtë të peshës trupore, kurse dy të fundit fokusohen në mirëmbajtjen afatgjate të linjës vitale me qëllim që kilogramët e humbur të mos kthehen përsëri.

1. Faza: Sulm

Proteine, proteine, proteine.. kjo është e gjithë ajo që Dukani e rekomandon si pjesë të patjetërsueshme të fazës së parë.
Rekomandohet të konsumoni mish të pulës ose misirkës, kurse të anashkaloni mish të kuq (mish viçi, dele etj). Më mirë është ti anashkaloni mishin me lëkurë dhe krahë.
Gjithashtu, në ushqimin tuaj është e lejuar të hyjnë vezët, peshku, soja dhe prodhimet pa yndyrë (me përjashtim të kaçkavallit).

Gjatë kësaj faze duhet që çdo ditë të konsumoni minimum 1,5 litër ujë, të konsumoni një lugë e gjysëm fara të tërshërës/thekër dhe të ecni së paku 20 minuta.

Kohëzgjatja: 1-10 ditë.

Rezultatet: Sipas Dukanit, shumica e njerëzve mbesin në këtë fazë rreth 5 ditë dhe humbin 2-3 kilogram.

2. Faza: Kryqëzim

Thuhet se kjo është faza e peshës aktuale (të vërtetë), gjegjësisht ajo pjesë e dietës me të cilën duhet të arrini në pamjen e dëshiruar të trupit. Gjatë kësaj faze është e nevojshme që një ditë të konsumoni vetëm proteine (sikur në fazën e parë), pastaj një ditë proteine + perime, përsëri vetëm proteine, dhe prap proteine + perime dhe kështu me rradhë.

Lejohen perime si që janë: domate, brokula, patëllxhan, spanaq, rrepa, tranguj, qepë, kungull, kërpudha, etj. Ndalohen perimet që përmbajnë nisheste, si patatet, misri, fasule, bizele.
Rekomandohet të pini shumë ujë, të konsumoni 2 lugë fara thekre/tërshërë dhe 20 minuta ecje çdo ditë.

Kohëzgjatja: Deri sa nuk e arrini peshën e dëshiruar.

3. Faza: Konsolidim

Pasi që me ndihmën e dy fazave të mëparshme të arrini peshën e dëshiruar, qëllimi duhet të jetë që ta mbani atë dhe të mos lejoni që asnjëherë të ju kthehen kilogramët e humbur, prandaj vijojnë faza e Konsolidimit dhe Stabilizimit.

Faza e tretë duhet të ju largojë nga të menduarit që t’i ktheheni zakoneve të vjetra për të ushqyer dhe të ju sjelle në një ekuilibër të balansuar të ushqimit. Gjatë kësaj faze gradualisht filloni t’i konsumoni ushqimet që ju ishin ndaluar më herët.

Çdo ditë mund të hani sasi të pakufizuar të proteinavem (duke përfshirë edhe mishin e kuq) dhe perime, 2 copë bukë integrale dhe 1 copë djathë. Edhe në këtë fazë rekomandohet të pini ujë të mjaftueshëm dhe 20 minuta ecje.

Dukan-i jep mundësi në këtë fazë të konsumohen dy ushqime formale javore , gjegjësisht dy herë në javë të konsumoni apsolutisht gjithçka që dëshironi.
Gjatë kësaj faze duhet të filloni me praktikën e ditës proteinike, dmth një ditë gjatë javës të konsumoni vetëm proteina.

Kohëzgjatja: 10 ditë për çdo kilogram të humbur nga faza e mëparshme.

4. Faza: Stabilizimi

Faza e stabilizimiz ka për qëllim ta mbani peshën.
Autori i dietës premton se edhe pse mund të konsumoni gjithçka që dëshironi, nuk do t’i ktheni kilogramët nëse dhe vetëm nëse një herë në javë keni një ditë proteinike (me meny sikur në fazën e parë; p.sh, të enjten), nëse konsumoni 3 lugë thekër/tërshërë për çdo ditë dhe nëse çdo ditë ecni 20 minuta./Femina.al/

Kohëzgjatja: Gjithë jetën.. :)

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.


.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli