HISTORI/Shkova me komshiun, se burri nuk më linte shtatzanë


E di që kur të lexoni letrën time do të shokoheni, ndoshta edhe do të më urreni, por mua do të më vinte shumë mirë sikur qoftë edhe një lexues ta kuptonte gjendjen time dhe të mos mendonte keq për mua. Kam një sekret të madh brenda vetes, të cilin vendosa ta ndaj me shumë njerëz, duke ruajtur anonimatin. Kam mëkatuar, por në emër të dashurisë.

Po shkoj drejt të dyzetave dhe jam rritur në frymën e historive të dashurisë të romaneve që lexoja kur isha e re. I përpija ato histori me shpejtësi skëterre dhe më pas ëndërroja se si do të ishte jeta ime, si do të ishte njeriu që do të kisha në krah, si do të ishte marrëdhënia jonë. Kisha krijuar shumë ide, shumica e të cilave qenë të gabuara, gjë që e kuptova kur hapa sytë dhe pashë që jeta e vërtetë ishte ndryshe.

U martova me një njeri të mrekullueshëm, por me të cilin çdo gjë shkonte qetësisht. Mbështeteshim dhe e respektonim njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk i përjetova ato skenat e fuqishme të dashurisë si nëpër faqet e librave. Unë ëndërroja që dikush të më merrte me forcë, të më rrëmbente, të bënte dashuri me mua për netë të tëra.

Nisa të jetoja monotoninë e ditës, duke e pranuar si një pjesë normale të jetës së gjithsecilit. Gjithçka që tashmë doja ishte një fëmijë. Isha e dëshiruar për të pasur dashuri dhe, duke qenë se nuk e merrja dot nga bashkëshorti im, doja të paktën të provoja dashurinë e nënës.

Por me burrin, pavarësisht se kishim marrëdhënie, unë nuk po mbetesha dot shtatëzënë. Unë ia vija fajin natyrës së marrëdhënies sonë. Ne bënim dashuri si me buton, sikur na detyronte njeri dhe jo sikur e donim me të vërtetë këtë gjë.

Pavarësisht nga gjendja që po kaloja, asnjëherë nuk e kam menduar që do ta tradhtoja tim shoq. Pavarësisht se mbetesha një femër shumë pasionante, e dija që tashmë jeta ime kishte marrë një drejtim të caktuar dhe nuk mund të bëja gabime të tilla, por Zoti gjeti pikërisht atë kohë për të më bërë dhuratë dashurinë e jetës sime.

Arbeni ishte shoku i burrit tim. E di çfarë po mendoni, që është diçka e pështirë ajo që do t’ju tregoj, por në fakt e di që ju kurrë nuk do ta kuptoni dot atë që ndieja unë në ato momente. Unë doja të ndihesha femër, e dashuruar, ndaj dhe vendosa t’i pranoja përkujdesjet e Arbenit, të cilat në fillim ishin miqësore dhe më pas nisën të kishin natyrë sentimentale.

Me rastin e një feste të organizuar, në një skutë të fshehur midis një morie njerëzish u konsumua marrëdhënia jonë e parë. Ishte e fuqishme, e plotë, shpërthyese. Asnjëherë nuk isha ndjerë ashtu. U ndjeva femër, u ndjeva e re, u ndjeva sërish plot jetë dhe besim.

Kur ishim në festa apo raste të tjera shiheshim e prekeshim vjedhurazi sa herë mundeshim. Ishte një situatë absurde, por shumë joshëse. Të gjithë festonin, bisedonin, bërtisnin dhe në mes të asaj rrokopuje dy njerëz po i shprehnin ndjenjat njëri-tjetrit vetëm me sy. E ndjeja që mezi merrnim frymë.

Sigurisht që pasuan shumë takime të tjera. Sigurisht që e dija se ishte një gjendje që nuk do të mund të shkonte asgjëkundi, por nga ana tjetër ndihesha mirë, e dëshiruar, nuk doja që kjo lidhje të mbaronte. Ndërkohë, marrëdhëniet e mia me tim shoq vazhdonin, por ishin më te rralla. Më dukej si një njeri i panjohur në krevat, ndërkohë që në jetën tonë të përditshme ai vazhdonte të ishte bashkëshorti im i dashur. Ishte shumë e çuditshme ajo që ndieja.

Por e gjithë situata u përmbys kur mora vesh se kisha mbetur shtatzënë. U lumturova, isha në qiellin e shtatë sa për një moment harrova të mendoja se kush mund të ishte babai i foshnjës.

Aty e kuptova që kishte ardhur momenti për ta zgjidhur të gjithë situatën në të cilën ndodhesha. Arbenin e doja, por edhe tim shoq nuk mund ta lija. Vendosa të flisja me Benin. Kur i thashë që isha shtatzënë, ai u gëzua gjithashtu. “Unë e dua shumë këtë fëmijë!”, i thashë, “më shumë se çdo gjë tjetër! Nuk dua të bëj asgjë që mund ta dëmtojë atë, dua që të ketë një të ardhme të sigurtë!”.

“Dhe ne do t’ia sigurojmë!”, më tha ai. “Jo ne, unë! Unë dhe ai që duhet të jetë babai i tij!”, iu përgjigja.
Arbeni nuk më foli. Më tha që nuk do të lejonte asnjëherë që fëmija i tij të rritej pa babain e vërtetë. U zumë gjatë. Unë nuk doja që ai të ndërhynte. I thashë që unë vazhdoja të kisha marrëdhënie me burrin tim. Kjo gjë e nxehu jashtë mase.

Në atë kohë nuk e dija se ku isha. Çdo zile telefoni, çdo e rënë dere më dukej si shkatërrimi im, sikur ishte Arbeni që kishte ardhur për të treguar gjithçka, por Arbeni nuk u duk më. Asnjëherë. Pas një muaji frike im shoq më tha se ai ishte larguar jashtë vendit përgjithnjë dhe që më bënte të fala pasi nuk kishte pasur mundësi të gjente kohën për të më takuar.

U lehtësova.

Pikërisht në atë moment i thashë bashkëshortit tim se isha shtatzënë. Tani djali im është shtatë vjeç. Arbeni nuk është bërë më i gjallë. Unë vendosa që të mos ia bëja analizat e AND-së djalit tim. Nuk e di i kujt është ai fëmijë natyralisht, por realisht, ai është fëmija im dhe i bashkëshortit tim, është fëmija që na ka zbukuruar jetën. Ne jemi prindërit që e duam dhe e rrisim. Kjo ka më shumë rëndësi nga të gjitha.
largea_foto1453702832