Historike, Skënderbeu kualifikohet në rrethin e tretë të ”Champions”-it

loading...

70898

loading...
Skuadra e Skënderbeut të Korçës ka bërë historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Skënderbeut të Korçës ka bërë historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve. Kampioni i Shqipërisë, ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës azerbajxhanase, Neftçi Baku, me rezultat 1:0. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa gola, sikurse sfida e parë në Baku, derisa golin e fitores për korçarët e realizoi nigeriani, Nuredin Orelesi, në minutën e 117-të, me një gol të shkëlqyeshëm nga 20 metra. Në këtë ndeshje që nga minuta e 57-të luajti edhe ish-futbollisti i Dritës, Leonit Abazi. Skënderbeu në rrethin e tretë do të ballafaqohet me skuadrën nga Kazakistani, Shakhter Karagandi, e cila eliminoi ekipin e njohur bjellorus, BATE Borisov. Në rast të suksesit, kampionët e Shqipërisë do të arrinin të hynin në fazën e ”play-off”-it të garës elitare të futbollit evropian, ku përfshihen edhe disa prej skuadrave më të mira evropiane.

loading...