Historiani serb dëshpëroi të gjithë Serbinë, ja çfarë thotë për shqiptarët! ( VIDEO)

Në Serbi ka plasur sherri mes historiane, kishës dhe ministrisë së Arsimit, lidhur me tekstin e librit të historisë për klasën e gjashtë në këtë shtet, ku thuhet serbët e kanë marr Kosovën nga shqiptarët.Për këtë ka reaguar kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, i cila ka kërkuar që kjo të ndryshohet menjëherë.Bëhet fjalë për tekstin, autor i së cilit është historiani Rade Mihaljçiq, ku shkruhet se shqiptarët janë autokton në Ballkan, të cilëve serbët u kanë marr toka, traditat dhe kulturën.Aleksandar Marinkoviq këshilltar në Institutin për Avancimin e Arsimit në Serbi, ka thënë se kritika për histori ka pasur edhe vitin e kaluar nga patriarku Irinej.
“Vitin e kaluar ka reaguar patriarku Irinej, duke kërkuar që të ndryshohen disa gjëra, në mesin e të cilave edhe ky tekst. Menjëherë pas kësaj, ne e kemi formuar një komision”, thotë Marinkoviq, transmeton lajmi.net.
Ndiqeni videon më poshtë

Video Link