Historia/ U njoh me “Toni Montanën” nga Lezha, 23 vjeçarja përfundoi prostitutë

toni-montana-422x300

Një vajzë 23 vjeçe nga Korça, u përball me një fund të dhimbshëm, pasi mendoi se u njoh me “Toni Montanën” në rrjetin social “Facebook”.

“I dashuri” virtual, i divorcuar dy herë më parë, e kishte bindur vajzën me iniciale E.M., që të braktiste familjen e saj dhe të nisej për një jetë të re në Lezhë. Por Filip Shtjefni, i cili në rrjetin social ishte regjistruar si “Toni Montana”, e ka mbajtur atë peng për tri ditë dhe e ka shfrytëzuar në një lokal që dyshohet se e përdorte për qëllime të tilla, shkruan Panorama.

Pas tri ditësh, ajo ka mundur të largohet dhe të bëjë denoncim në Policinë e Lezhës. Në gjendje të tronditur, me sa duket ka pasur frikë të shkojë në banesën e saj në Korçë, ndaj i ka kërkuar policisë që ta dorëzonin te një kushërirë e saj në Tiranë.
Por në kushtet e një tronditjeje të fortë psikologjike, si pasojë e shfrytëzimit jashtë dëshirës së saj dhe zhgënjimit nga i dashuri, ajo ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë.
Gjendja e saj është mjaft e rëndë, ndërsa policia dje ka arrestuar të dyshuarin, Filip Shtjefni (me nofkën Toni Montana), 49 vjeç, nga fshati Gramsh i Lezhës dhe Lula Marku, 47 vjeçe, nga qyteti i Lezhës.
Sipas versionit të Policisë, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë një lokal me qira në rrugën e “Shtrausit” dhe e përdornin prej disa kohësh si kamuflim për shfrytëzim prostitucioni. Vajzat gjendeshin nga ana e 49- vjeçarit, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Ai dyshohet se “peshkonte” vajza, kryesisht nga rrethe të tjera të vendit, të cilat, pasi i bënte të dashuroheshin pas tij që në bisedat virtuale, më pas i ftonte për takim në Lezhë. Pikërisht këtu niste aventura, pasi në vend të martesës dhe jetës së lumtur, ashtu siç iu premtonte në biseda më parë, ai i detyronte ato të prostituonin në lokalin e marrë me qira.

Ka qenë denoncimi i 23- vjeçares nga Korça, e cila çoi në zbulimin e kësaj baze prostitucioni. Vajza me iniciale E.M. ka deklaruar disa ditë më parë në Polici se 49-vjeçari nga Lezha e kishte mashtruar, duke e detyruar që të vinte në Lezhë