Historia tronditëse e prezantueses – vrau veten në transmetim të drejtpërdrejtë

Prezantuesja e lajmeve, një virgjëreshë 29 vjeçare e quajtur Christine Chubbuck, është subjekt i dy filmave në festivalin që mbahet këtë vit, Sundance.

Në filmin e titulluar, “Christine”, aktorja britanike Rebecca Hall luan gazetaren me një avantazh të dhëmbëzuar të frustrimit dhe hidhërimit.

Prezantuesja Christine Chubbuck qëlloi veten në kokë më 15 korrik të vitit 1974.

Historia e Chubbuck është e lidhur me filmat që janë realizuar në vitin 1976 nga Pedi Chayfesky, i cili shkroi filmin “Network” dhe filmi i realizuar nga Dave Itzkoff, “Mad as Hell”.

Faqja zyrtare e filmit “Network”, ka bërë një postim në Twitter këtë javë, ku vuri në dukje skena në te cilat Chubbuck është vrarë në transmetimin drejtpërdrejtë në televizion.

Të dy filmat e realizuara për historinë e Chubbuck, janë duke kërkuar një marrëveshje të shpërndarjes së këtyre filmave nëpër festivale të ndryshme.

Të dy filmat vënë në pah se Chubbuck, ishte e vetmuar dhe se ajo kërkoi romancë me një koleg të saj të quajtur George, i cili ishte koleg i saj. Gjithashtu thuhet se shanset e saj për të mbetur shtatzënë, kane qenë te vogla pasi që ajo humbi një vezore, në një problem me cistën që kishte, shkruan New York Post, transmeton Gazeta Express.

Para se Chubbuck ta qëllojë veten në transmetimin e lajmeve drejtpërdrejtë, ajo kërkon nga bashkë-punëtorët e saj ta regjistrojnë të gjithë transmetimin. Stafi më vonë treguan se vetëm një incizim është bërë nga ai transmetim. Kasetën tani e mban pronari i atij stacioni të lajmeve, e që thotë se videoja është jo e përshtatshme për tu parë. /Gazeta Express.Historia tronditëse e prezantueses - vrau veten në transmetim të drejtpërdrejtë