Historia prekëse e një familjeje që mbyllet me fund të lumtur (Video)

Shumica e çifteve zakonisht kalojnë një periudhë të gjatë e të çuditshme heshtjeje pas zënkave. Por një japonez vendosi rekord. Otou Katayama vazhdonte të jetonte me tre fëmijët dhe të shoqen, Yumi, edhe pse nuk i fliste asaj prej 20 vitesh. Gruaja i fliste, por ai reagonte vetem me gjeste. Djali 18-vjeçar i çiftit, Yoshiki vendosi t’i drejtohet një programi televiziv dhe ata organizuan një takim për çiftin. Takimi u organizua pikërisht në parkun ku ishin takuar për herë të parë. Më në fund ata folën dhe ky moment u shoqërua me lot nga gruaja, por edhe nga fëmijët. Otou shpjegoi më vonë se ai nuk i kishte folur gruas pasi ishte xheloz për vëmendjen dhe kujdesin që merrnin fëmijët. Ai u zotua se nuk do ketë më kthim pas.