Historia prekëse e maturantes që jeton mes varfërisë, sot do të sjellë ndryshimin!

desara6_1474219568-2705626


Desara është një maturante me rezultate të shkëlqyera me shpresën për të vijuar një shkollë të lartë.
Por ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, ëndrra e saj për shkollim lidhet me dëshirën për të sjellë ndryshimin në familjen e saj të varfër. Historia e saj prekëse u prezantua në “E diela Shqiptare”.

18-vjeçarja sot ka zgjedhur të surprizojë babain e saj, për ta falënderuar për të gjitha sakrificat që ai bën për të rritur fëmijët, por edhe për t’i kërkuar atij që të ketë besim se ndryshimi mund të vijë nga vetë ajo.

Pavarësisht se ka përfunduar me mesatare 9.8, Dasara e cila ëndërron të studiojë juridik, thotë se babai i saj, Yzeiri, nuk ka kushte financiare për ta ndjekur me shkollë.

“Ndonjëherë varfëria të bën të vendosësh disa principe që të ecësh përpara dhe nuk të lejon që të devijosh nga rruga, paratë edhe të prishin”, thotë ajo.

Fjalë prekëse për të atin, i cili pasi e përqafoi të bijën, i premtoi që do bëjë gjithçka që ajo të shkollohet më tej.