Historia ime e pamundur

Vendosa të tregoi historinë time sepse për të parën herë në 35 vjet gjendem në një situatë skandaloze dhe nuk arrij të gjej një zgjidhje për të qenë mirë me veten. Gjithçka filloi disa muaj më parë. E dashura ime jeton në Prishtinë dhe një ditë rastësisht më prezantoi me një shoqen e vet që është në moshën time. Nga ana ime ishte takimi më i bukur i jetës sime, të cilin kurrë nuk mendoja se do të më vinte. Ishim në një lokal dhe kërceva me këtë shoqe të re. Papritur vetëm me një prekje të dorës së saj zemra filloi të më rrihte fortë. Pas disa javësh kthehem në Pejë dhe nuk bëja gjë tjetër veçse mendoja për të. Kështu mendova që të krijoja një profil fals në facebook dhe t’i dërgoja një kërkesë për miqësi. Pas disa ditësh ajo pranon miqësinë time dhe fillojmë ti shkruajmë njeri tjetrit.
Lexo lajmin e plotë më poshtë

Vazhdim