Historia e trishtë, prej 9 vitesh babai refuzon vajzën që u martua me rom: Të të shikoj duke vdekur…

screenshot-25_1477776307-7892107-530x300

Histori të tilla ka shumë në familjet shqiptare. Vajza që braktisin shtëpinë, ose që merren me “rrëmbim” nga i dashuri i zemrës, për shkak se babai është kundër zgjedhjes së tyre.
Një histori e tillë u prezantua edhe në puntatën e parë të emisionit “Dua të bëj të lumtur” në Top Channel. Alesia, vajza e Marsidës i është drejtuar emisionit për t’i mundësuar një takim me gjyshin e saj, të cilin nuk e ka takuar asnjëherë. Nëna e saj, Marsida ka 9 vjet që nuk flet me babain, prej momentit që zgjodhi të martohet me bashkëshortin e saj. Kundërshtia e babait të saj në këtë zgjedhje ishte racore, për shkak se djali ishte pjesëtar i komunitetit egjiptian.

Ajo u dashurua në moshën 18-vjeçare dhe duke hasur në kundërshtinë e babait, vendosi të ndjekë zemrën. Marsida sot ka tre fëmijë Alesia, Ermir, Sibel – është e lumtur me bashkëshortin e saj, por ka ende një boshllëk në zemër, dashurinë për babain. “Babai nuk e pranonte për shkak të racizimit”, thotë ajo.

“Dua të të bëj të lumtur” e gjeti të atin e Marsidën dhe i paraqiti mesazhin e saj. I ati nuk pranoi të falte të bijën, madje tha edhe fjalë të rënda për të bijën.

“Ta shikoj rrugës duke vdekur shqelmin do t’i vë në gurmaz”, u shpreh ai.

E pavarësisht këtyre fjalëve, që Marsida deri diku i kupton, ajo thotë: ““Më fal, je një baba i mrekullueshëm, çdo vajzë do të ndërronte për një baba të tillë, lëre zemrën të veprojë”

Marsida është e bindur se një ditë i ati do të ndryshojë mendje dhe do të takojë dy mbesat dhe nipin e tij të cilët ishin të ftuar në studio.

Por, derisa kjo të ndodhë, “Dua të të bëj të lumtur” vendosi të lumturojë fëmijët duke iu dhuruar lodra, ndërsa vet Marsida siguroi një vend pune.screenshot-23_1477774562-7921637

screenshot-25_1477776307-7892107

screenshot-20_1477773371-9007302

screenshot-19_1477773371-4476471