Historia e tmerrshme e shqiptares që i dorëzoi priftit djalin për epshet seksuale

Mediat greke kanë shkruajtur këto ditë për një skandal, pjesë e të cilit është një grua shqiptare. Ajo akuzohet se dërgoi djalin e saj 5 vjeç për të përmbushur epshet seksuale të një prifti. Bëhet fjalë për një ngjarje të zhvilluar në abacinë e Komotinit, në Greqinë e Veriut, pranë kufirit me Shqipërinë, ku në qendër është një çift shqiptaro-grek, fëmija i tyre dhe dy priftërinj.

Skandali po ndiqet prej vitit 2014 nga “Fonirodopis”, por dje gjeti jehonë edhe te “Protothema”, “Zoungla”, etj., të cilat publikuan dëshminë tronditëse të vogëlushit. Babai grek akuzon të shoqen shqiptare, Ana.S, me të cilën ka 3 fëmijë, se më 10 korrik të vitit 2014, ajo mori 2 fëmijët për t’i dërguar në manastir dhe u kthye në 01.00 të mëngjesit.

Ditën tjetër, gjyshja e fëmijës vëren se nipi ishte shumë i trishtuar dhe i heshtur. Kur ajo e pyet atë se çfarë ka, përgjigjet se “ishim tek ai plaku që më prekte, por nëna më goditi kur unë i thashë se nuk doja”. Më 14 korrik, katër ditë pas incidentit, gjyshja dhe babai i fëmijëve kërkuan nënën vazhdimisht, por u tha se ajo ishte larguar në Shqipëri. Më 18 korrik, Ana S. sulmohet, ndërsa ishte në gjumë.

Më pas u largua në Shqipëri, pasi kallëzoi penalisht të shoqin për dhunë dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më në Greqi. Më 28 gusht gjykata dërgoi një urdhër, sipas të cilit, fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpinë e çiftit, së bashku me nënën e tyre. Babai i kërkon gjykatës të marrë në konsideratë episode dhe u shpreh se fëmijët nuk e duan nënën. Mediat greke publikuan edhe dëshminë tronditëse të djalit 5 vjeç.

Mes të tjerave ai shprehej se “plaku më puthi në gojë dhe unë e kundërshtova, por mami më qortoi dhe më goditi. Pastaj më mbylli në një dhomë dhe unë bërtita”. Në fund të dëshmisë thuhej se prifti kishte tentuar të merrte seks oral prej vogëlushit, por ai ishte larguar me vrap, ndërsa thekson kërcënimin se prifti “do ta vdiste në dru” nëse fliste. Mediat greke shtojnë se ish-kreu i një gjykate në zonë ka lidhje shoqërore me priftërinjtë, ndaj çështja është zvarritur prej 2 vitesh.