Historia e grabitjeve vazhdon,Historia vazhdon, nga “Audi i Verdhë” tek BMW-ja e zezë Tre keqbërësit (dyshohen shqiptarë):


Tre keqbërësit (që fillimisht u tha se ishin shqiptarë) nga “Audi i Verdhë” kanë kaluar tek një BMW të zezë. Il Giornale shkruan se tre keqbërësit, që për 10 ditë ngjallën panik në Itali, po përdorin një BMW M3 për të vazhduar me grabitjet. Kjo është pista e re që po ndjek policia italiane për bandën, që të hënën i vuri flakën makinës së vjedhur “Audi të Verdhë”, për të humbur gjurmët. Për policinë italiane ndryshimi i makinës nuk është një lëvizje e panjohur. Ata në fillim kanë gjetur BMW-në e zezë dhe më pas i kanë vënë flakën Audit të verdhë. Duke kontrolluar denoncimet për “vjedhje makine” të kryera disa ditë përpara se të digjej makina e mëparshme, u zbulua ai për një BMW të zezë M3, që ishte “zhdukur” nga oborri i një kompanie transporti në San Pietro Al Natizone, në provincën e Udines. Ndërkohë karabinierët janë në pritje të rezultateve të analizave që janë bërë në pjesët e mbetura të “Audit të Verdhë”, pas zjarrvënies. /f.g/noa.al/
bmw14