Historia e familjes shqiptare që preku botën (Foto)

loading...


Ky djalosh është Gabriel, ndërsa familja dhe rrethi i tij e thërrasin Gabe.
Familje nga Shqipëria por që jetojnë në Amerikë, e diçka shumë e dhimbshme ndodhi në familjen e tyre, transmeton lajmi.net.
Shumë vite më parë prindërit e Gabe jetonin në Shqipëri, por pasi kishin kushtet e vështira ata vendosën të shkonin në Amerikë.
Ata nuk flisnin fare gjuhën angleze, dhe kishin vështirësi të gjallëroheshin në atë vend aq të madh, madje as nuk kishin ndonjë familjarë ku të merrnin pak mbështetje.
Pas një kohë të shkurtër, ata vendosën të shkonin në një kurs të gjuhës angleze gjatë natës, dhe të dy gjetën nga një punë.
E pas një kohe, gjërat filluan të përmirësoheshin, ata blenë edhe një apartament mjaft të bukur. Tani ata përballonin pothuajse çdo gjë, madje edhe një shkollë private për djalin e tyre të vetëm Gabe.
Gabe, ishte një djalë i përkryer, kishte shëndet shumë të mirë, ai fliste, ecte, luante, dhe përveç ftohjeve nuk ishte sëmurë asnjëherë. Ai luante baseboll, bënte not dhe kikboks.

Por, diçka e tmerrshme ndodhi më pas, familjen e tyre e lëndoi një gjë shumë e rëndë nga jeta e Gabes.
Gabe filloi të ketë probleme, ku simptomat e para nisën në gojën e tij, fillonte t’iu mpihej dhe kishte probleme të fliste.
Një ditë në klasën e tij kur ai po lexonte diçka, filloi të nxjerrë jargë nga goja e tij, e që të gjithë po i lëndonte kjo gjë.
Nëna e tij vendosi ta dërgojë tek një neurolog, e që ata mendonin se ai thjesht ka alergji nga diçka. Kur i bënë analizat dhe morrën rezultatin, familja u trishtua nga një lajm i tmerrshëm. Mjeku lajmëroi nënë e tij se Gabe kishte tumor në tru.

Kur lajmin e morri vesh edhe babai i Gabes, zemrat e tyre u thyen, ata e dinin se jo gjithçka do të ishte mirë si dikur.
Prindërit e tij, po bëjnë të pamundurën për fëmijën e tyre të vetëm, që ai ta luftojë këtë kancer e të ketë një shëndet sa më të mirë.
Pas pak kohe, Gabe hyri në operacion, e familja e tij po e priste me padurim rezultatin që operacioni të dalë me sukses.
“Po mendoja gjatë asaj kohe sa ishte në operacion se kurrë më nuk do ta dëgjoja djalin tim të fliste”, tha nëna e tij.
Pas orëve të tëra operacioni përfundoi, e kur prindërit shkuan ta takonin ai po fliste aq mirë… Po fliste pa ngecje dhe rrjedhshëm.
“Burri im ishte shumë i ngazëllyer, madje edhe i bënte video”, shtoi ajo.
Pas disa muajsh, tumori ishte zhdukur, e familja e Gabe më e lumtur se asnjëherë po planifikonin të trajtojnë kancerin, por nuk dinin nga t’ia fillojnë. Çdo spital i jepte verzione të ndryshme, fjalë të ndryshme.
Më pas në dy spitalet e fundit ata morrën të njëjtin mendim. Ky ishte një lloj kanceri në tru që kurrë më parë nuk kishin lexuar në lidhje me të. Kur filluan edhe prindërit e Gabe të lexonin për të u trishtuan.
“O Zoti im. Ky kancer gjithmonë rikthehet. Dhe kur kthehet bëhet edhe më i vështirë. O Zot çfarë kam bërë. Me çfarë e kam ushqyer atë? Kjo kimioterapi po i shkakton kaq shumë dhimbje atij”, u shpreh nëna e tij duke qarë.

Familja e saj kishte biseduar me të dhe ajo tha se ata po i thonin “Po e vret djalin tënd me duart tua”.
“Por çfarë mund të bëjë unë tjetër? Nuk ka asgjë që mund të bëjë. Dua t’i jap eshtrat dhe palcën time. Dua t’i jap gjak… Por krejt çka mundem të bëjë është ta shikoj. Është shfaqja me e tmerrshme që mund të shihni ndonjëherë, por ju duhet ta shikoni. Jeni të detyruar ta shikoni”, flet nëna e Gabes.
Por fjalë të dhimbshme tha për vete edhe vetë Gabe.

“Në klasën e dytë isha nxënësi më i veçantë sepse kisha tumor në tru. Madje një shumë të rrallë. Isha i vetmi në botë që kisha këtë lloj kanceri. Të gjithë që më njihnin ishin të shokuar”, tha Gabe.
Ai dha një mezash për të gjithë njerëzit që kanë kancer në tru, ose ndër vite fitojnë një të tillë. Ai kërkoi nga ata të mos shqetësohen.
“Do të jetë e vështirë dhe do të keni ethe, por ju duhet të jeni të guximshëm. Ju mund të jeni të guximshëm sikur unë, sepse unë jam shumë i guximshëm për këtë gjë. E nëse nuk dini si të jeni, mund t’ju mësojë unë”, shtoi ai.

Me shumë medikamente që po i shkaktojnë edhe dhimbje Gabes, familja vazhdon së bashku me të ta luftojnë këtë sëmundje të rëndë. Me dashuri të përkushtuar ndaj tij, ata shpresojnë që dhimbja tij të lehtësohet, sepse gjithçka që kanë në jetën e tyre është ai, Gabe. /lajmi.net
h1

loading...

loading...