Historia e dhimbshme, vëllai i këngëtarit shqiptar jeton në varfëri ekstreme

loading...

loading...
Një xhirim i “Report Tv” në të cilin tregohet historia e një familjeje shumë të varfër, ka bërë pasditen e sotme xhiron e ueb-it. Bëhet fjallë për vëllain e këngëtarit të njohur të muzikës popullore shqiptare Petrit Lulo i cili pas djegies së shtëpisë po jeton në skamje. Prej më shumë se 1 viti e gjysmë familja e Vilson Lulos në
Gjirokastër jeton në këtë banesë gjysmë të rrënuar në lagjen “Punëtori”. Një zjarr aksidental, i rënë në korrikun e vitit të kaluar, shkrumboi mundin e shumë viteve dhe e bëri shtëpinë të pabanueshme, shkruan “Shqiptarja.com”.
Gruaja e shtëpisë, Entela Lulo rrëfen dramën që përjeton çdo ditë për të mbijetuar, pas asnjë të ardhur dhe në qiell të hapur.
“Po mbush dy vjet dhe unë po jetoj këtu, masa nuk ka marrë fare shtetet. Ky është shtetit? Të më ikin vajzat prostituta, unë i dua pranë vetes, ku t’i shpie unë ato vajza? Të më marrin rrugën e dreqit, që mezi i kam rritur në fukarallëk. Ata kanë turp të flasin se janë rritur tashmë. I lutem shtetit të vënë dorën në zemër, nuk humbet shteti për një tarracë. Se po ndihmojnë plot dhe duhet të kishin marrë masat. Unë dua ta bëjë alarmante” u shpreh e zonja e banesës.

loading...