Histori rrënqethëse: 20 vjeçarja ribashkohet me njeriun i cili e gjeti atë në mbeturina sapo kishte lindur (Video)

screenshot_1-11Në tetor të vitit 1995, një punëtor ndërtimi në Çikago e kishte shpëtuar jetën e kësaj vajze. Ai duke ecur afër një grumbulli mbeturinash kishte dëgjuar një fëmijë duke qarë, pasi ishte afruar në një qese të zezë kishte gjetur një vajzë të posalindur dhe menjëherë e kishte dërguar në spital. Gerald Rocky Hyatt, pasi e dërgoi në spital, infermieret ishin kujdesur gjatë gjithë kohës për të, madje edhe i kishin vënë emrin Mary Grace dhe historia e saj u bë e famshme në gjithë qytetin e Çikagos, Ajo u rrit dhe më në fund e kuptoi historinë e jetës së saj – ku një punëtor ndërtimi i’a kishte shpëtuar jetën vetëm pak qaste pasi kishte lindur dhe e ëma biologjike e kishte braktisur në atë mënyrë. Vajza filloi ta kërkonte njeriun i cili i’a kishte shpëtuar jetën dhe me ndihmën e gazetarëve i’a arriti qëllimit. Kjo është video prekëse nga ribashkimi i tyre:

http://dai.ly/x4twhf6