HISTORI PREKËSE: Ronaldo e zgjon djaloshin nga koma (VIDEO)

Një rast tejet interesant ka ndodhur këtë të mërkurë në Poloni. Një djalosh 14 vjeçar është zgjuar nga koma pas 3 muajsh pas golit të Cristiano Ronaldos.

David, një tifoz i zjarrtë i Realit ishte në komë për 3 muaj me radhë pasi ishte lënduar rëndë pas rrëzimit nga biçikleta. Mjekët tentuan në mënyra të ndryshme për të zgjuar djaloshin nga koma por që dështuan.

Kështu një mjek propozoi që gjatë ndeshjes Real Madrid-Borusia Dortmund, në sallën e pacientit të lëshohej ndeshja me komentim. Pas golit të idhullit të tij, Cristiano Ronaldos në sfidën ndaj Dortmund, doktori i ngriti zërin komentatorit polak deri në fund i cili thërriste “Ronaldoo goolllll”.

Pas këtij komenti ka reaguar David duke u zgjuar nga koma pas 3 muajsh. Pasi ka dëgjuar këtë rast, Cristiano Ronaldo ka shkuar në Poloni ku është takuar me djaloshin polak. David moru dhurata nga Cristiano Ronaldo duke qenë një njeri mjaft me fat.

ron99