Histori erotike: E dashura ime ishte në dhomë me komshiun, a është ajo ende e virgjër? Ja përgjigja e psikologut

Një 27 vjeçar ka një hall të madh, për këtë arsye ai ka kërkuar ndihmë psikologut. I riu prej disa vjetësh është i lidhur e një vajzë, për të cilën ai thotë se e dashuron. Por deri më sot mes tij dhe vajzës nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale, pasi vajza pretendon se është e virgjër dhe do t’ia dhurojë virgjërinë burrit me të cilin do të lidhë kurorë. Këtu fillon e gjithë problematika e të riut.
Letra e 27 veçarit:
I nderuar psikolog, unë kam nevojë për ndihmën tuaj, pasi ajo që po ndodh mes meje dhe të dashurës time është diçka vërtetë e çuditshme. Edhe pse kemi disa kohë që jemi lidhur bashkë ne nuk kei bërë asnjëherë seks, pasi e dashura im e thotë se është e virgjër dhe atë do ja dhurojë burrit me të cilin do të martohet. Unë e dashuroj këtë vajzë dhe për këtë arsye e kam respektuar zgjedhjen e saj. Por një ditë duke u kthyer nga puna, unë gjeta në shtëpinë time të dashurën së bashku me një fqinjin tim, ishin gjysmëzhveshur. Kur unë fillova ti kërkoja llogari të dashurës se përse më kishte tradhtuar dhe më kishte thyer zemrën, ajo mu betua se nuk kishte ndodhur asgjë mes tyre dhe se ata ishin vetëm duke praktikuar disa ushtrime joge. Dua të di nga ju, a ti besoj të dashurës time për atë se çfarë ajo thotë?
Përgjigja e psikologut:
Nëse unë do të isha në vendin tuaj do ti kisha dhënë duart njëherë e përgjithmonë të dashurës, dhe sot ajo do të ishte një ish. Vërtetë kaq naiv jeni sa të gjeni komshiun në shtëpinë tuaj me të dashurën tuaj gjysmë të zhveshur dhe të besoni se ata ishin thjeshtë duke praktikuar joga. Nëse vërtetë e besoni këtë gjë, atëherë besoni dhe historinë e ujkut, i cili kishte hyrë në një stan dhe kur e pyetën se çfarë kërkonte aty, ujku tha: erdha vetëm ti tregoj një përrallë qengjit të vogël. Ju uroj gjithë të mirat.