Histori e frikshme me xhinde, ja çfarë i ka ndodhur këtij të riu shqiptar!

Një shaka me shokët e tij në mbrëmje për histori të frikshme me xhinde dhe hije, duket se e ka trembur deri në palcë të riun që në mëngjes është ngritur me shenja dhune në kurriz.

Ai ngre një pikëpyetje nëse ekzistojnë këto histori apo jo, pasi në mesazhin që ai ka dërguar, shpreh çudi mbi shenjat që ka gjetur në trup duke qenë i ndërgjegjshëm se mbi të nuk është ushtruar dhunë.

“Pershendetje JOQ. Mund të duket si e çuditshme, por diçka që nuk e besoja (dhe akoma nk e besoj dot) me ndodhi në mbrëmë. Rreth darkës me një grup shokësh po diskutonim mbi histori horrori, çfarë kishim dëgjuar e çfarë kishim lexuar, mbi xhinde e hije. Kaluan gati nja 3 orë të mira, me të qeshura e deri diku me interes e frikë. Në orën 2 kam fjetur gjumë në shtëpi. Nga ora 4 po shihja ëndërr të keqe sikur po me rrihnin disa si të panjohur, si gjysma hije etj, që sua dalloja mirë fytyrat. U zgjova deri diku I frikësuar, e kur u shtriva përsëri, pasi kuptova se ishte ëndërr, ndjeva se me dhimbte trupi.. Kjo kishte ndodhur, si në foto.. A ka kjo ndonjë lidhje me ato që folëm një natë më përpara, pasi shokët më thonë që ndonjë nga ato të historive që tregonim, paska ardhur te “ndëshkojë”.. Me duket çudi.. Por edhe deri diku diçka më shtyn ti besoj.. Ka ndonjë rast të ngjashëm të fansat??”

13873165-10153991535138371-1643184331469895353-n_1469602341-7515851