Hiroshimë, fotoja e papublikuar e kërpudhës atomike

loading...

58676_588311191182282_1726224871_n-370x290

loading...
Një foto e papublikuar më parë që tregon kërpudhën e shpërthimit atomik në Hiroshima, në vitin 1945 ka dalë në dritë së fundmi pasi u gjet në bibliotekën e një shkolle fillore të qytetit.

Fotoja bardhë e zi, e cila mendohet të jetë shkrepur rreh 30 minuta pas shpërthimit atomik , diku tek 10 kilometra larg epiqendrës së shpërthimit më të fuqishëm të historisë së njerëzimit, tregon se si reja e dendur e tymit është përqendruar sipër qiellit të qytetit japonez që pothuajse u shfaros nga faqja e dheut.

Ky është imazhi i parë i qartë i fotografuar nga toka gjatë shpërthimit atomik të Hiroshimës, ndërsa deri më tani disponoheshin vetëm imazhe të marra nga ajri.

loading...