Hiqni qafe kapsllëkun dhe toksinat vetëm me uthull dhe mjaltë

Nëse veç sa jeni kthyer nga pushimet, apo nuk keni marrë vendime të duhura rreth ushqimit që e konsumoni dhe nuk ndjeheni mirë, atëherë ekziston një ilaç natyral i cili mund t’ju ndihmoj.

Pastrimi i zorrës së trashë parasheh heqjen e toksinave nga trupi dhe rregullimin e sistemit të tretjes pas një vikendi apo disa ditëve me ushqim të gabuar, transmeton Telegrafi.

Më e mira e kësaj është se ky pastrim i zorrës së trashë mund të bëhet me ilaçin që përmban vetëm dy përbërës, e që të dy veçse i keni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit: 250 ml ujë, dy lugë gjelle uthull organike të mollës, dy lugë gjelle mjaltë organike

Përgatitja:

– Tundni uthullën e mollës për ta përzier pjesën e pa filtruar që gjendet poshtë.

– Dy lugë gjelle të uthullës së mollës ia shtoni 250 mililitrave ujë të ngrohtë.

– Produktit ia shtoni edhe mjaltën organike.

– Përzieni përbërit derisa të shpërndahet mjalti.

Pija preferohet të konsumohet çdo mëngjes, por mund të konsumohet edhe përgjatë ditës.