Hiqni lythat përgjithmonë me këtë përbërës

Lythat janë të padëshirueshme, një problem i dhimbshëm i lëkurës. Ato janë të pranishme më shumë tek njerëzit e moshave të mesme, zakonisht të shfaqura më shumë në duar dhe herë-herë në fytyrë.

Lythat kanë pothuajse gjithmonë ngjyrën e njëjtë si lëkura, por në disa situata ato janë më të errëta. Në fillim ato mund të mos jenë problem, por më pas kur të rriten mjaftueshëm dhe të bëhen më të dukshme, bëhen një problem i vërtetë.

Ato shfaqen zakonisht tek personat e moshave të mesme, ku zhvillohen në qafë, gjoks, stomak, duar, faqe dhe në pjesë të tjera të trupit, transmeton GazetaExpress.

Por, ekziston një përbërës i cili mund t’i shërojë lythat. Ekspertët besojnë se uthulla e mollës (pije e pafermentuar e bërë nga shkelja e frutave, zakonisht mollëve) është një nga recetat më të fuqishme shtëpiake.

Ky përbërës është një ilaç për shumë probleme shëndetësore, dhe heqja e lythave është një nga këto.

Paralajmërim: Mos e përdorni kurrë për t’i hequr lythat në qepallë.

Kjo teknikë u ka ndihmuar shumë njerëzve, dhe kjo është mënyra se si duhet ta bëni:

Me kujdes pastroni zonën rreth lythës duke përdorur ujë dhe sapun. Nëse mundeni, zhyteni lythën në ujë për 15 minuta. Lëreni të thahet. Më pas, merreni një copë pambuku dhe futeni në uthull molle dhe shtrydheni uthullën e tepërt.

Më pas, me pambukun e lagur me uthull molle, prekeni lythën disa herë.

Përsëriteni procedurën tri herë në ditë për disa ditë ose javë. Lythat do të errësohen dhe më pas do të formojnë një kore. Përfundimisht ato do të thahen dhe do të bien.

Në varësi të madhësisë dhe thellësisë së lythës, kjo teknikë mund të shkaktojë dëme të vogla, kështu që të aplikoni një krem dhe xhel Aloe Vera më pas mund të ju ndihmojë shumë.