Hiqen si police dhe zhvatin shoferët, rrëfehet denoncuesi: Ja si më mashtruan

Në rreth rrotullimin në Kodër-Thumanë janë të përhershme disa vajza të veshura me uniformën e policisë rrugore të cilat ndalojnë makinat dhe u kërkojnë atyre lekë për një familje në nevojë.
Në një denoncim të bërë për redaksinë tonë nga një qytetar i cili “e ka ngrënë” njëherë këtë mashtrim, ka rrëfyer të gjithë skenën e manovrimit që ushtrojnë këto vajza.

Ai ka mundur të filmojë një video ku përveç faktit se këto vajza të vetëquajtura punonjëse të policisë kanë ndaluar tek rrethi përbëjnë burim aksidenti për makinat që marrin kthesën, e çuditshmja është që ato vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre lekë-zhvatëse disa metra larg makinës së policisë që ka ndaluar anë rrugës.

JOQ te lutem shperndaje kete mesazh. Jane disa vajza te rreth-rrotullimi i Thumanes qe bejne pit-stop kerkuar leke per nje familje ne nevoje, jane komplet mashtruese me fotokopje kartash.Jane me jeleke si te policise dhe makinat ndalojne se kujtojne se jane te policise. Na treguan ca fotokopje letrash, ma kane fut dhe para ca kohesh origjinal keshtu dhe dolen te fiksi pastaj.Ketyre u thashe kush me siguron se shkojne leket atje me thane te japim nr tel dhe me dilte fikur tere kohen. U dhashe 10 mije leke.

Prandaj them se jane mashtruese se kishin vetem ca fotokopje dokumentash dhe ca foto dhe ato gocat qe ma hodhen para ca kohesh origjinal kshu benin eshte pak keq se dalin mes rruges per te ndaluar dhe te thone hape pak krahun sa te komunikojme diçka.Kjo eshte e verifikushme per sa kohe nuk i ngacmon njeri ato jane aty dhe do vazhdojne te dalin.

Ja ku eshte policia dhe gocat mashtruse qe ndalojne makina me rrethrrotullim pa problem fare plus burim aksidenti.Eshte e ndaluar kategorikisht te ndalosh makina, policia ishte jashte rrethit. Sa kosovare jane qe po bien pre e ketyre mashtrueseve,- u shoreh denoncuesi./ JOQ.al