Hiq më pak se një miliard dollarë – vjedhja më e madhe e bërë ndonjëherë

loading...

Passport.jpg1
loading...

Një rrjet hakerësh kanë bërë vjedhjen e mbi një miliard dollarëve nga bankat në të gjithë botë, vjedhje që llogaritet më e madhja e bërë e këtij lloji.

Hakerët kanë qenë aktivë së paku që nga fundi i vitit 2013 dhe janë përfshirë në më shumë se 100 banka në rreth 30 vende, sipas kompanisë së sigurimeve Kaspersky Lab, transmeton Telegrafi.

Pasi kanë fituar qasje në kompjuterët e bankave në mënyra të ndryshme, ata përdorën njohuritë e tyre duke vjedhur para, farë pa u vënë re, duke i transferuar ato në llogari të rrejshme.

Megjithatë, ata janë treguar të kujdesshëm edhe në një aspekt tjetër. Në momentin që kanë arritur vjedhjen e rreth 10 milionë dollarëve nga një bankë, ata ia kanë mësyrë tjetrës.

Sipas ekspertëve, sulmet llogariten të pazakonshme, pasi që, zakonisht ata bëjnë vjedhjen e bankave, e jo si në këtë rast, të klientëve.

Andaj, ekspertët kanë nxjerrë edhe një konkluzion, duke shtuar se kjo është një dëshmi se ata nuk kanë pasur ndonjë qëllim “spiunazhi”, por kryekëput financiar.

Objektivat kryesorë të tyre kanë qenë në Rusi, SHBA, Gjermani, Kinë dhe Ukranië, edhe pse ndoshta ata do të kishin për qëllim edhe zgjerimin e aktivitetit të tyre edhe në Azi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Evropë.

loading...