Himarë/ Djali surprizon vajzën, i bën atë që s’e priste kurrë në mes të detit

Manifestimi i dashurisë ka forma të ndryshme dhe të cilat kanë avancuar me kalimin e viteve. Megjithatë ka ende njerëz që vlerësojnë gjërat e vogla/simbolike por që janë të mbushura me emocion.

Kështu mbrëmë një çift i ri në Himarë ka befasuar pushuesit e tjerë në mes të natës, kur djali me rastin e ditëlindjes së të dashurës ka ndezur në mes të detit emrin e vajzës.

Përshëndetje JOQ! Jemi ndjekës të faqes tuaj dhe na bëri përshtypje shumë dhurata që i bëri i dashuri një vajze në Himarë dhe donim ta ndanim me të tjerët. Vajza kishte ditëlindjen, 25-vjetorin, dhe ai e ndezi emrin e saj me led në një varkë në mes të detit”, përfundoi qytetarja.

Në fakt është shumë bukur kur shikon se ka botë dhe kënaqësi përtej materializmit.