Hillary Clinton problem me shikimin

Hillary Clinton duket se është në formë të mirë, por ndoshta tromboza e dhjetorit i ka lënë një problem me shikimin. Sekretarja Amerikane e Shtetit i sheh dopio objektet që ka përreth. Ka shumë mundësi që ky të jetë një problem i përkohshëm.

Disa okulistë kanë arritur, që në distancë të kuptojnë problemin e saj të syve, duke marrë në analizë syzet që përdor Clinton.

Syzet me xham të trashë me skelet të errët janë krijuar duke përdorur prizme që reflektojnë dritë me ngjyra të ndryshme. Këto janë prizmet e Fresnel, shpjegojnë okulistët, duke shtuar se ato përdoren për të korrigjuar problemin e shikimit të objekteve dopio.Edhe zëdhënësi i Clinton, ka konfirmuar se Sekretarja e Shtetit po përdor syze me lente speciale, pas problemit që pati ne dhjetor, por nuk ka dhënë shpjegime të tjera.