Hillary Clinton ‘bëhet’ më e re, kryen operacion plastik?

Hillary Clinton raportohet se i është nënshtruar një ndërhyrje sekrete plastike për të përmirësuar dukjen e saj dhe për t’u “bërë” më e re.

Sipas revistës amerikane Globe, ish-Zonja e Parë i ka dhënë një freski fytyrës dhe tash planifikon të divorcohet nga burri i saj Bill Clinton, citon Telegraf.

Burime thonë se një prej arsyeve që e shtyn Hillaryn të kërkojë divorc 120 milionë dollarësh është refuzimi i Bill Clinton për të bërë testin e ADN-së për të parë nëse është baba i të dashurës së tij të fëmijërisë.