Hijëzimi i flokëve: trendet më të reja të 2016-ës për ngjyrosjen e flokëve!

Përgatituni për trendin “Layage”, sepse është premtuar që të jetë trendi më i mrekullueshëm i për ngjyrosjen e flokëve.

Jemi të gjithë në kërkim të gjërave të reja për hijëzimin e flokëve, dhe kjo teknikë e re e ngjyrosjes së flokëve, është duke u bërë trendi më i madh gjatë kësaj sezone.

Pra, si funksionon teknika ‘layage’? Pra, siç mund ta shihni, kjo teknikë është e ngjashme me balayage, përveç se kjo metodë është më shumë e kontrolluar.

Teknika “layage” përfshin ngjyrosjen e flokëve me dorë në një dërrasë të madhe të sheshtë, që nënkupton më shumë saktësi dhe kontroll.

Kjo metodë rezulton në përfitimin e ngjyrës sa më natyrale, të butë dhe me shumë nuanca. Fotot para dhe pas tregojnë tërë ndryshimin…

Katie Allan, menaxhere kreative dhe eksperte e flokëve thotë se kjo teknikë lejon flokët që të arrijnë ngjyrë me nuance natyrale. Kjo mund të përdoret për stilin Ombre apo hijëzime natyrale – është teknikë aq e mrekullueshme dhe në të njejtën kohë me shumë stil!