Hidhet nga ndërtesa, vdes 23 vjeçari në Skenderaj

529905_468443786542749_1782907631_n

Në qendër të Skenderajt, para pak çastesh ka ndodhur një tragjedi. Një person, i moshës së re ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga ballkoni i një banese që gjendet afër Gjykatës së Skenderajt.

Burime të “Infokusit”, kanë bërë të ditur se viktima është K. F. nga Skenderaj.

“Rasti ka ndodhur në banesën e quajtur “Rukolli” të cilat janë afër Gjykatës së Skenderajt. Viktima është K.F. nga Skenderaj, i lindur me 30.07.1990”, ka treguar ky burim.

Sipas këtij burimi, menjëherë pasi ka ndodhur rasti, ka intervenuar policia dhe ekipet e shërbimit medikal emergjent dhe personi me lëndime të rënda është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë dhe më pas nga mjekët është konstatuar vdekja e tij.

Rrethanat e këtij rasti ende nuk dihen.