Hidhet foshnja e posalindur në mbeturina (Pamje shokuese)

PARALAJMËRIM: Artikulli përmban fotografi të natyrës së rëndë.

A mund ta imagjinoni thellësisht dëshpërimin që mund t’ju kaplojë, kur e dini se një grua sapo ka lindur dhe ka vendosur foshnjen e saj në kuti kartoni pranë një grumbulli mbeturinash, transmeton lajmi.net

Nuk dihet nëse fëmija ka qenë i gjallë apo i vdekur kur është hedhur poshtë si kukull fëmish, e mbuluar me disa rroba të gjakosura.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Filipine, ku aborti është i paligjshëm.

Shumë gra që lindin në këtë vend i braktisin foshnjet e tyre, sepse nuk mund të kujdesen për to ose për çfarëdo arsye tjetër.

Kjo foshnje u gjet e vdekur dhe e braktisur pranë një grumbulli plehrash, përgjatë rrugës Mawaque në Mabalacat, Pampanga.

Banorët janë tronditur nga ajo që kanë parë. Prindërit e foshnjës janë ende të panjohur, por autoritetet tani po hetojnë se kush qëndron pas aktit të tmerrshëm.

Shumë prej tyre kanë thënë se prindërit mund t’i kishin dhënë së paku fëmijës një varrim siç duhet, ndërsa të tjerë thanë se nëna nuk duhet të kishte lindur fare, pasi ajo nuk e meriton fëmijë.