Hidhërimi mund të jetë vdekjeprurës

th

Një studim ka zbuluar që personat që hidhërohen shpesh dhe që vështirë falin, u ekspozohen rrezikut më të madh nga sulmi në zemër në krahasim me personat që nuk zemërohen lehtë. Idhnakët vuajnë edhe nga dhimbjet në shpinë dhe në kokë. Nëse ia falni partnerit faktin që ju ka zhgënjyer ose ia drejtoni një buzëqeshje shoferit, i cili vazhdimisht ju tejkalon, atëherë do t’i bëni mirë vetes. Shkencëtarët kanë vërtetuar që falja është çelës i një jete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Personat që janë të gatshëm që t’i harrojnë mosmarrëveshjet, janë më pak të rrezikuar nga depresioni, sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri. “Nëse i mbani mend gjërat e këqija, vazhdimisht do të keni frikë që njerëzit e afërt do t’ju zhgënjejnë përsëri, gjë që shikuar në afat të gjatë e shkatërron shëndetin”, thotë Dr. Fred Luskin, psikolog në Universitetin e Stenfordit. “Kokteji” i emocioneve negative bën që të rritet shtypja e gjakut, ndërsa mund të ketë ndikim edhe në dobësimin e memories. Njerëzit nevrikë më shpesh pësojnë sulm në zemër, gjë që mund të jetë fatale.