Heshtje për dëshminë e fortë të Milaim Zekës: Grupi I Kumanovës në kurthin e mashtruesit që thirrej në CIA

loading...


Pas zërave të ndryshëm se si grupi i Kumanovës dhe udhëheqësit e saj kanë hyrë në skenarin që përfundoi fatalisht me viktima dhe dhjetëra të burgosur, një nga dëshmitë e fundit që ka nxitur debate është ajo e gazetarit Milaim Zeka.

Ai në një deklaratë për INA ka theksuar se një mashtrues i thirur në emrin e SHBA-ve dhe CIA-s kishte vendosur në kurth dhe lajthitje grupin, i cili u përfshi në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë.

“Ka qenë një mashtrues, i cili e ka vënë grupin në kurth dhe lajthitje, pikërisht duke u thirrur në emrin e Amerikës. Të vërtetën e dijnë ndërkombëtarët, dhe shpresoj se Qeveria amerikane do të ndihmojë dhe ndërhyjë në këtë drejtim, pasi që loja kryesore në këtë tragjedi të rëndë është luajtur pikërisht në emrin e CIA amerikane dhe ushtrisë amerikane”, theksoi për INA, gazetari Milaim Zeka.

Ai thotë se të gjitha organizatat dhe palët e tjera politike dhe institucionale në rajon duhet të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti, që ishte planifikuar nga shërbimi sekret maqedonas.(INA)
zeka

loading...

loading...