Heroi që i shpëtoi luftës në Irak, por jo rrëshqitjes në akull

loading...

spot5176-7246-heroi_qe_i_shpetoi_luftes_ne_irak_por_jo

loading...
4474 ushtarë amerikanë humbën jetën në luftën e Irakut dhe më shumë se 30 mijë të tjerë u plagosën, por njëri prej tyre u bë simbol i dhunës së kësaj lufte.

Marinsi Tyler Ziegel, 30 vjeç, u plagos gjatë Krishtlindjes nga një shpërthim bombe. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2004.
Fytyra dhe krahu i majtë iu copëtuan. Por për mrekulli mbijetoi.

Pas 40 operacionesh, në vitin 2006 ai u martua me të dashurën e gjimnazit. Fotoja e tyre e martesës u bë simbol pasi u pa nga miliona njerëz.

Në vitin 2008 ai u nda nga gruaja.

Por thuajse tetë vjet pas plagosjes së rëndë, në qytetin e lindjes Metamora, ai ka humbur jetën ngaqë i rrëshqiti këmba në akull.
Përplasja e tij ishte tragjike për një hero që ka hyrë në histori

loading...