Helmimi i vjehrrës nga nusja, flet për herë të parë dhëndri

loading...

loading...

Në pamje të parë dinamika e kësaj ngjarje i përngjan një skenari telenovele por zhvillimet janë reale. Pas gjithë historisë me helmimin e vjehrrës dhe akuzat për përdhunim nga vjehrri, ka reaguar edhe dhëndri.

Donald Stafa, bashkëshorti i 19-vjeçares, e cila u arrestua për tentativën e vrasjes së vjehrrës, duke i hedhur helm në gotën e kosit, prej muajit maj të këtij viti, ndodhet në Greqi.

Panorama thotë se ai është lajmëruar për ngjarjen dy ditë më parë nga familjarët e tij, por ende nuk e ka gjetur mundësinë për t’u kthyer.

Në një bisedë telefonike ai ka thënë:

“Më lajmëruan për atë që u ka ndodhur nënës sime dhe nuses, por nuk e di ende se si ka ndodhur saktësisht. Kur të kthehem në Shqipëri do ta mësoj të vërtetën. Në momentin që të kthehem nga Greqia mund të flas, por tani nuk kam çfarë t’u them, sepse as vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai gjatë bisedës telefonike.

loading...