Heidi ‘nxehet’ me të dashurin, ‘topless’ në Meksikë

loading...

loading...
Heidi Klum nuk do t’ia dijë për vitet e saj mbi supe, kjo edhe për faktin se ka një trup të cilin e kanë zili të gjithë në botë.

Në një nga plazhet e Meksikës, të martën, 40-vjeçarja nuk pati aspak ndrojtje të shfaqte fizikun e saj të shkëlqyer, pse jo edhe për të kënaqur të dashurin e saj shumë më të ri, Vito Schnabel, vetëm 27 vjeç.

Duke i lënë shumë pak hapësira imagjinatës, Heidi shijoi banjon e diellit “topless”, teksa mbante veshur një palë bikini të argjendta. Si një superbodele e mirë, ajo ruajti fytyrën e saj të mbrojtur nga ndonjë dëmtim të mundshëm prej rrezeve të diellit, duke vënë një kapele të kuqe bejzbolli, si dhe duke mbajtur syze.

Çifti bëri edhe një xhiro përgjatë bregut së bashku, përpara se të ftoheshin në ujrat e thellta e të kaltra të plazhit meksikan. Ndër të tjera, ajo i “shërbeu” edhe të dashurit të saj, duke i masazhuar shpinën.

loading...