Hedhin short se kush do e përdhunojë i pari 15-vjeçaren |VIDEO

Një grup i adoleshentëve të cilët kishin përdhunuar një 15-vjeçare në Kinë kishin hedhur short për të vendosur se kush do ta përdhunonte i pari. Momenti i tmerrshëm kur ishte vendosur për “fituesin” ishte kapur nga pamjet e kamerave të vëzhgimit në një hotel në Zaozhuang City, provincën Shandong të Kinës lindore. Nga pesë të dyshuar të përfshirë në rast, katër prej tyre janë të mitur, sipas People’s Daily Online. Policia zbuloi se vajza kishte qenë e “bindur” me një pije që përmbante “lëng nxitës”. Ajo pastaj ishte dërguar në një hotel dhe ishte përdhunuar brutalisht. –
PERDHUNIMI