Haziri: PDK ndodhet në panik sepse po ua zbardhim keqpërdorimet

Lutfi Haziri nuk po i merr me shumë seriozitet akuzat dhe dërgimin e lëndëve në Prokurori kundër qeverisjes së tij nga ana e PDK-së.

Haziri tha se krejt këto akuza të PDK-së po bëhen për shkak se ata ndodhen në panik nga zbardha e dosjeve për qeverisjen e tyre dhe keqpërdorimet e shumta që kemi gjetur.

Heshtja e Hazirit e ka një arsyetim që sipas tij ka të bëjë me panikun që po mbretëron në kampin e PDK-së.
“Krejt këto akuza të PDK-së po bëhen për shkak se ata ndodhen në panik nga zbardhja e dosjeve për qeverisjen e tyre dhe keqpërdorimet e shumta”, tha Haziri.

Haziri tha se zyrtarët e tij kanë konstatuar gjetje të shumta në qeverisjen e PDK-së dhe tani janë grumbulluar një numër i madh i dosjeve dhe rasteve ku janë konstatuar lëshime dhe tani ato vepra veç janë duke u hetuar.

”Pos këtyre rasteve që janë duke u hetuar do të dërgohen edhe një numër tjetër për hetime. Keqpërdorimet dhe abuzimet nuk mund të fshihen duke akuzuar rrejshëm të tjerët. Kur hajni bënë me gisht-kjo i përngjanë atij”, tha me ironi Haziri. /LajmeOnline/